Samsung prezanton Gear VR e re me telekomandë, duke zgjeruar ekosistemin e Gear VR për një eksperiencë më të lehtë dhe më të këndshme - Business Magazine Albania

Samsung prezanton Gear VR e re me telekomandë, duke zgjeruar ekosistemin e Gear VR për një eksperiencë më të lehtë dhe më të këndshme


Tiranë – 27 Shkurt 2017 – Samsung Electronics Co, Ltd lançoi sot Samsung Gear VR e re me telekomandë të mundësuar nga Oculus, e cila është kompania e parë që ka prodhuar syzet Gear VR me telekomandë. Gear VR me këtë telekomandë zgjeron ekosistemin VR të Samsung dhe e bën më të lehtë për konsumatorët të përjetojnë eksperiencat e Gear VR.

Për një lojë optimale dhe komoditet, telekomanda përmban një dizajn ergonomik të lakuar, duke ofruar kontroll të përshtatshëm me një dorë dhe ndërveprim më të mirë me lëvizje minimale të kokës për një përvojë të rehatshme për përdoruesin. Përveç kësaj, telekomanda i siguron përdoruesit:

• Të dhëna të ndryshme lëvizëse për një përvojë më të mirë VR – Ekrani me prekje ofron zgjedhjen më të shpejtë dhe ndërveprimin me aplikacionet e VR, duke bërë të mundur forma të ndryshme të lëvizjes, duke përfshirë aftësinë për të shtypur, tërheqjen dhe hedhjen, animin e pajisjes dhe të qëlluarit ndër veprimet e tjera, ndërsa këmbëza lejon një përvojë të përmirësuar të lojrave.

• Lëvizja minimizohet kur përdoret për një kohë të gjatë – Butonat “Home”, “Volume” dhe “Back”, të vendosura në telekomandë i japin përdoruesit çdo gjë që ata kanë nevojë në një mënyrë shumë të lehtë që të mund të mbajnë fokusin e tyre në përmbajtjen tre dimensionale.

• Një kapëse e sigurtë për një lojë të rehatshme – Edhe gjatë lëvizjeve më aktive, rripi i dorës i telekomandës ofron një kontroll të sigurtë për një lojë të rehatshme dhe të sigurt.

“Në Samsung, ne jemi të fokusuar në vendosjen dhe tejkalimin e standardeve për përvojat e VR, duke i bërë ato edhe më të arritshme dhe duke shpërndarë cilësinë më të lartë”, tha Younghee Lee, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Biznesit të “Mobile Communications” të Samsung Electronics. “Gear VR me telekomandë zgjeron ekosistemin tonë të VR për të ndihmuar konsumatorët të angazhohen dhe përfshihen në përmbajtjen e VR – pavarësisht nëse kjo është lojë ose video.”

Për një përvojë më të mirë shikimi, Gear VR me telekomandë ofron lente 42mm me 101-shkallë FOV (fusha e shikimit) dhe korrigjim të shtrembërimeve me teknologji të avancuar për të minimizuar lëvizjet e avashta. Samsung Gear VR me telekomandë do të përballojë edhe USB mikro edhe USB me portë të tipit C me një konvertim në kuti. Përveç kësaj, Gear VR do të ketë një rrip në kufje për të mbajtur telekomandën, kur nuk është në përdorim.

Edicioni i fundit i Samsung Gear VR është në përputhje me Galaxy S7, S7 edge, Note5, S6 edge +, S6 dhe S6 edge.

Specifikat e produktit të ri të Samsung: Gear VR


* Të gjitha funksionalitetet, karakteristikat, specifikimet dhe informacione të tjera të produktit të dhëna në këtë dokument, por pa u kufizuar në përfitimet, dizajnin, çmimet, komponentët, përformancën, disponueshmërinë dhe aftësitë e produktit janë subjekt për t’u ndryshuar pa njoftim ose detyrim.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0