Samsung lançon linjën e re të TV QLED për vitin 2018 në Eventin First Look në New York - Business Magazine Albania

Samsung lançon linjën e re të TV QLED për vitin 2018 në Eventin First Look në New York


New York, SHBA – 7 mars 2018 – Samsung Electronics Co., Ltd. prodhuesi kryesor global i televizorëve për vitin e 13-të me radhë, ka lançuar linjën e tij të QLED TV për vitin 2018 dhe produktet AV në eventin First Look 2018 në New York në ndërtesën American Stock Exchange në Manhatan. Kompania zbuloi gjeneratën e ardhshme të TV-ve QLED përpara 1.000 pjesëmarrësve dhe shfaqi funksionalitetet e reja dhe të përmirësuara që rrisin përvojën televizive si kurrë më parë.

Gjatë prezantimit kryesor, Presidenti pranë Samsung Electronics i Visual Display, Jonghee Han dhe drejtuesit e tjerë të Samsung shpjeguan se si linja televizive flagship e 2018 ofron një eksperiencë të pakrahasueshme të argëtimit në shtëpi, që do të thotë heqjen e pengesave për montimin e televizorit dhe për të përmirësuar qasjen në përmbajtje në një mënyrë që u mundëson konsumatorëve të kalojnë më shumë kohë duke bërë gjërat që ata duan.

“Me linjën e re të televizorëve të vitit 2018, ne po ndryshojmë përkufizimin e ekranit vizual në Ekrane Inteligjente,” tha Presidenti Jonghee Han. “E dizenjuar për zhytje totale dhe për të përmirësuar jetën e përditshme të konsumatorëve kudo ku ndodhen, të gjitha këto me një përdorim mjaft të thjeshtë, linja e re e TV QLED i ofron përdoruesit përvojën më të mirë të shikimit.”

Presidenti Han u bashkua në skenë nga partnerë ekzekutivë të “The New York Times”, të cilët diskutuan për disa nga përfitimet e reja të konsumatorit me linjën QLED 2018. Në njoftimin e një partneriteti të ri me Samsung, Mark Thompson, Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë The New York Times, tha: “Ambient Mode i TV QLED është një mënyrë emocionuese e re për shikuesit për të përjetuar gazetarinë e pakrahasueshme, thellësisht të raportuar dhe vizuale të The Times.”

Eventi First Look i New York paraqiti një ekspozitë për mysafirët për të përjetuar linjën 2018 të produktit dhe karakteristikat e tij përmes një sërë zonash dhe ekranesh. Ekspozita përfshinte:

  • Zona me ekran të madh, e cila shfaqte cilësinë mahnitëse të figurës së linjës së re të Samsung me ngjyrën dhe kontrastin e zgjeruar për një sërë situatash, të tilla si parja e filmave ose sportit dhe luajtja e lojërave të ndryshme. Samsung gjithashtu shfaqi ekranin e saj të mirënjohur The Wall 146 “, ekran bazuar në teknologj me modular Micro LED, për t’u komercializuar për përdorim në shtëpi.
  • Zona e filmit paraqiste shiritin shumë-dimensional të N950 Samsung me Dolby Atmos®, që do të jetë në dispozicion më vonë këtë vit. Boksi i zërit demonstron se sa vibrant, i fuqishëm mund të jetë tingulli në mënyrë që të mund të përmirësohet përvoja e argëtimit në shtëpi.
  • Zona e Ambient Mode tregoi se si TV QLED ripërcakton atë që do të thotë të jesh “off” me teknologji të re që transformon televizorin në një ekran të bukur funksional, i cili siguron një sërë informacionesh, duke përfshirë lajmet, motin dhe trafikun dhe të cilat gjithashtu mund të luajnë muzikë ose të përshtatet lehtësisht në mur.
  • Kabllo i ri i padukshëm 5 metër (i përfshirë me blerjen e QLED TV) dhe 15 metër (në dispozicion si një opsion), me kabllon e energjisë dhe kabllot e të dhënave që u futën në një kabllo të qëndrueshme duke u mundësuar përdoruesve vendosjen e TV kudo ku ata duan, si të duan, pa rrëmujën e kabllove.
  • Montimi i televizorëve smart të Samsung 2018 është i thjeshtë dhe mund të bëhet në pajisjen më të përdorur të konsumatorit – telefonin e tyre nëpërmjet aplikacionit SmartThings. Demonstrimet ilustruan gjithashtu se si konsumatorët mund të kontrollojnë me zërin e tyre argëtimin dhe shikimin e televizorëve Samsung me integrimin e Bixby.

Linja e televizorëve QLED e vitit 2018 do të jetë e disponueshme këtë muaj në SHBA. Për më shumë informacion, vizitoni www.samsung.com/al.

Për më tepër foto klikoni këtu

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0