Samsung Galaxy Note10 dhe Note10+ vijnë në Tiranë - Business Magazine Albania

Samsung Galaxy Note10 dhe Note10+ vijnë në Tiranë


Pas lançimit zyrtar në New York, Samsung Galaxy Note10 dhe 10+ u zbuluan zyrtarisht në Tiranë. Të ftuarit në ambjentet e Hotel Plaza Tirana ishin të parët që prekën nga afër fuqinë e një tjetër niveli në këto dy pajisje inteligjente unike, të cilat sjellin një përvojë të re celulare me anë të paketës më të fuqishme të opsioneve, kreativitetit dhe produktivitetit, S pen të përmirësuar dhe kamerës profesionale, të gjitha në një.

Galaxy Note 10, një linjë e re e smartphone-ve premium që ndërthur dizajnin elegant me elementë të fuqishëm të performancës dhe produktivitetit, u mundëson përdoruesve të shfrytëzojnë sa më shumë çdo moment. Frymëzuar nga një gjeneratë e cila është fleksibël përsa i përket balancës midis punës dhe jetës, Galaxy Note10 u jep përdoruesve lirinë të punojnë ashtu siç dëshirojnë dhe të shfaqin shpirtin e tyre krijues, e gjitha kjo ndërkohë që janë në lëvizje. Për herë të parë, Galaxy Note vjen në dy madhësi, kështu që konsumatorët mund të zgjedhin atë që u përshtatet atyre më së miri. Galaxy Note10 vjen me fuqinë e S Pen dhe një ekran Cinematic Infinity 6.3 inç, ndërsa Galaxy Note10 + ka ekranin më të madh të serisë – Cinematic Infinity 6.8 inç.

“Kjo mrekulli e vogël teknologjike që mbaj në dorë, me të cilën do të njihemi më mirë sot, është rezultat i shumë viteve zhvillim dhe përsosje të të gjitha elementeve të linjës Note. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë që nga Galaxy Note i parë, që prej Tetorit të 2011. Në Samsung çdo ditë shkojmë një hap më tej. Dhe kështu, hap pas hapi arritëm te Note10. Seria Note ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë sinonim i inovacionit dhe teknologjisë më brilante, dhe klientët tanë e kanë vërtetuar këtë.” tha Elion Balla, Key Account Manager i kategorisë së telefonisë dhe IT, në Samsung Electronics, Shqipëri. “Frymëzuar nga një gjeneratë e cila është fleksibël përsa i përket balancës midis punës dhe jetës, çdo element i Galaxy Note10 është projektuar për të ofruar më shumë, më shpejt dhe më mirë. Note 10 u jep përdoruesve lirinë të punojnë ashtu siç dëshirojnë dhe të shfaqin shpirtin e tyre krijues, e gjitha kjo ndërkohë që janë në lëvizje”.

Galaxy Note10 vjen me një S Pen të modernizuar dhe bazohet në teknologjinë Bluetooth. Në dallim nga Galaxy Note9, opsioni i shtuar Air action ju lejon të krijoni kontrolle të personalizuara që ju mundësojnë të luani lojra ose të përdorni aplikacionet tuaja të preferuara me anë të gjesteve.

Me Galaxy Note10, krijuesit e medias dhe konsumatorët e thjeshtë mund të përdorin opsionet më të reja për të bërë video dhe foto mahnitëse – duke mundësuar që kanalet, tregimet dhe postimet e tyre të dallohen dhe të kenë impakt. Duke integruar një kombinim të teknologjisë dhe softuerit të përparuar të imazhit, Galaxy Note10 ngre videografinë dhe fotografinë në celular në nivelin tjetër. Këto pajisje inovative lejojnë përdoruesit të regjistrojnë video profesionale, mahnitëse në zë dhe në figurë, pa pasur nevojë për pajisje shtesë. Me Live Video Focus, përdoruesit mund të përqendrohen lehtësisht në subjektin që po filmojnë, ndërsa Zoom-in Mic përforcon tingujt e dëshiruar dhe izolon zhurmën e sfondit.

Lexo: Të udhëtosh vetëm? Samsung jep shtatë këshilla për udhëtarët e vetmuar këtë verë

Galaxy Note 10 dhe Galaxy Note10 + do të jenë në dispozicion në tregun shqiptar nga 23 gusht 2019. Galaxy Note10 do të jetë në dispozicion në ngjyrat Aureolë me shkëlqim, Aureolë rozë dhe Aureolë të zezë, ndërsa Galaxy Note10 + në Aureolë me shkëlqim, Aureolë të bardhë dhe Aureolë të zezë. Cmimi i sugjeruar për Note 10, 256 GB është 117’999 ALL, Note10 + 256 GB është 135’999 ALL, dhe Note10 + 512 GB është 149’999 ALL.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0