“Industria celulare po pëson një transformim dramatik dhe po sjell mënyra të reja të biznesit duke sjellë teknologji inovative si 5G, Inteligjencën Artificiale dhe IoT tek kompanitë”, tha DJ Koh, President dhe CEO i Departamentit të IT dhe Telefonisë në Samsung Electronics. “Ne besojmë se bashkëpunimi i hapur është çelësi i këtyre mundësive dhe mezi presim të prijmë transformimin dixhital për klientët tanë të kompanive në epokën 5G me pajisjet celulare dhe shërbimet e lidhura të IBM dhe Samsung.”
Platforma e Sigurisë Mundësuar nga IBM Cloud, Inteligjenca Artificiale dhe teknologjia 5G
Njoftimi i sotëm është sjell së bashku risitë në cloud të IBM dhe ekosistemet e pajisjeve Galaxy të Samsung, duke përfshirë Galaxy Tab, smartphone-t Galaxy dhe Galaxy Ëatches. Ky bashkëpunim është krijuar për të përmirësuar ambientet e punës për oficerët e policisë, zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencës. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, afro 3 milion vdekje ndodhin çdo vit për shkak të aksidenteve në punë. Qeveritë dhe kompanitë kanë një nevojë në rritje për ndërtimin e sistemeve që gjurmojnë treguesit shëndetësorë të punonjësve në mjedise të largëta ose me nivele stresi të larta. E ndërtuar në IBM Cloud, platforma e re tani do t’i lejojë klientët të gjurmojnë treguesit shëndetësorë të punonjësve, duke përfshirë rrahjet e zemrës dhe aktivitetin fizik, për të përcaktuar nëse ai person është në vështirësi dhe automatikisht i dërgon ndihmën e parë.
Lexo: Samsung thyen kufijtë e inovacionit
Për shembull, në sajë të Samsung Galaxy Watches me sensorë biometrikë dhe smartphone-t inteligjentë Galaxy me opsionin 5G, punonjësit e ndihmës së parë do të kenë treguesit e tyre të sigurisë dhe mirëqenies në këtë platformë në kohë reale. Platforma gjurmon vazhdimisht shenjat e tyre jetike dhe treguesit e tjerë kryesorë për të paralajmëruar menjëherë menaxherët e urgjencës nëse ka ndonjë ndryshim në ndonjë prej këtyre të dhënave, të cilat mund të tregojnë se punonjësi i emergjencës mund të jetë në rrezik të një arresti kardiak, nxehtësisë ekstreme, ose të ndonjë situate tjetër kërcënuese për jetën që kërkon vëmendje të menjëhershme. Platforma transmeton të dhënat tek menaxherët e urgjencës për të siguruar informacione për vendimmarrjen e tyre.
Në këtë platformë të re, pajisjet Galaxy me shpejtësi të lartë tani mund të përdoren në masë pothuajse kudo. Këto pajisje mund të personalizohen për t’i bërë ballë ambienteve intensive, siç janë ato të hasura nga një ushtar në fushë, nga punonjësit e termocentralit që punojnë në kushte të vështira moti, nga një punonjës urgjence që i përgjigjet një fatkeqësie ose nga një punëtor në një fabrikë minierash. Kjo zgjidhje e re, e cila aktualisht po testohet nga forcat e shumta të policisë, ofron informacione të shëndetit dhe situatës në kohë reale për të punonjësit e emergjencës për të zvogëluar rreziqet operacionale në këtë fushë.
“IBM vazhdon të sjellë aftësitë lider të cloud dhe Inteligjencës Artificiale me ekspertizë të thellë të industrisë për klientët tanë të korporatave,” tha Martin Schroeter, zv. President i tregjeve globale nëIBM. “Së bashku, IBM dhe Samsung do të përdorin fuqinë e IBM Cloud, 5G, Inteligjencës Artificiale dhe edge computing në mënyrë që klientët tanë të përdorin këto teknologji të përparuara me ndikim më të madh në mënyrën se si njerëzit punojnë, blejnë dhe mbrojnë familjet dhe shëndetin e tyre.”
Samsung dhe IBM Hapin Rrugën e Inovacionit për Kompanitë me 5G dhe Edge Computing
Qasja “projektim sipas qëllimit” e Samsung dhe Metodologjia e Garazheve të IBM krijon një bashkëpunim të hapur, duke përshpejtuar testimin dhe lançimin e ideve të reja të biznesit me shërbime të përparuara cloud nga dy kompanitë. Kjo qasje integron praktikat e bazuara në ekspertizën e industrisë globale përmes ndryshimit kulturor në një qasje të vetme dhe nxit mendimin kreativ.
Të dy kompanitë po bashkëpunojnë gjithashtu në industri të shumta për të sjellë fuqinë e IBM dhe Samsung në shërbimet financiare, energjitikë dhe kujdesin shëndetësor. Përveç kësaj, me dixhitalizimin e industrisë prodhuese, ky partneritet krijon themelet për automatizimin e fabrikave që rrit efikasitetin dhe produktivitetin me shërbime të përparuara të rrjetit dhe teknologjinë 5G. Zhvilluesit mund të aksesojnë dhe të përdorin teknologjinë që qëndron pas platformës dhe të ndërtojnë opsione të mëtejshme me ndikim në industri të tjera vertikale si ato të prodhimit, mbrojtjes dhe shitjes e distribucionit.
Rreth Konferencës së Zhvilluesve të Samsung (Samsung Developer Conference)
SDC bashkon mijëra zhvillues dhe krijues për të eksploruar teknologjinë e sotme dhe për të vizualizuar atë që mundëson e ardhmja. Konferenca dy-ditore do të ketë njoftime surprizuese, seanca teknike dhe netëorking mjaft të vlefshëm. Gjithashtu, ekipet e produkteve Samsung dhe partnerët e teknologjisë do të paraqesin avancimet më të fundit të teknologjisë.
Lexo: Si e ndryshoi Samsung botën e teknologjisë dixhitale?
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.
Rreth IBM Cloud
Me mbi 20 bilion USD të ardhura vjetore nga cloud, IBM ka ndërtuar një kompani lider nw fushwn e teknologjisw cloud pwr bizneset. Kjo përfshin një gamë gjithëpërfshirëse të shwrbimeve profesionale softuere dhe pajisjeve hardware që i mundësojnë IBM të këshillojë, lëvizë, ndërtojë dhe menaxhojë zgjidhje cloud në mjediset publike dhe private. Nëpërmjet rrjetit të tij global me më shumë se 60 qendra të së dhënave cloud në 19 shtete dhe 18 zona të disponueshmërisë në 6 rajone, cloud i IBM ndihmon kompanitë e gjitha industrive të përmbushin kërkesat e sigurisë, rezistencës, performancës dhe shpërndarjes globale. Bazuar në një burim të hapur, klientët kanë akses të sigurt në shërbimet lider IaaS dhe PaaS që u siguron atyre aftësitë më të fundit zhvilluese dhe motorët e gatshëm për inovacion. Kjo përfshin më shumë se 190 API me origjinë cloud, si AI, blockchain, IoT, procesimin pa server dhe kuant, etj. Për më shumë informacion, vizitoni https://www.ibm.com/cloud/public.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.