Samsung DeX u Mundëson Produktivitet Punonjësve Lëvizës duke e zgjeruar Smartphon-in edhe në Desktop - Business Magazine Albania

Samsung DeX u Mundëson Produktivitet Punonjësve Lëvizës duke e zgjeruar Smartphon-in edhe në Desktop


Seul, Kore – 29 Mars, 2017 – Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi Samsung DeX, i dizenjuar për të përmirësuar produktivitetin për profesionistët lëvizës duke reduktuar nevojën për të mbajtur me vete pajisje të shumta kompjuterike. E përshtatshme për Galaxy S8, Samsung DeX ofron një përvojë të bazuar në desktop Android që u mundëson përdoruesve të aksesojnë aplikacione, editojnë dokumente, shfletojnë web-in, të shikojnë video, t’u përgjigjen mesazheve dhe shumë më shumë, direkt nga smartphone-i në një ekran më të madh, tastierë dhe maus.

Samsung DeX siguron një ambjent pune mjaft produktiv. Android UI i rimodeluar plotësisht është optimizuar për t’u përdorur me një tastierë dhe maus dhe përfshin dritare të shumta, menu kontekstuale dhe një shfletues web-i në versionin desktop. Bashkëpunimet kryesore me Microsoft dhe Adobe mundësojnë përshtatje të Samsung DeX me Microsoft Office dhe aplikacionet mobile Adobe, duke përfshirë Adobe Acrobat Reader për telefonë dhe Lightroom Mobile, duke lejuar funksionalitetin njësoj si në desktop dhe një ndërfaqe përdoruesi që më parë kanë qenë të padisponueshëm nga një smartphone.

Për ato organizata dhe individë që punojnë me telefona celularë dhe kërkojnë akses në aplikacione të bazuara në sisteme operimi Windows, Samsung DeX u lejon përdoruesve që të aksesojnë në mënyrë të sigurtë desktopin virtual përmes zgjidhjeve partnere që përfshijnë Citrix, VMware dhe shërbimet e web-it Amazon.

Për të filluar punën, përdoruesit thjesht lidhin smartphone-in e tyre Samsung në stacionin DeX, e cila lidh smartphone-in me një monitor HDMI të përshtatshëm dhe mund të lidhen me një tastierë dhe maus me anë të Bluetooth-it, portave USB apo portave të tipit RF.

“Smartphone-i është bërë pika qendrore për pajisjet mobile moderne dhe kur bëni një prezantim apo redaktoni dokumentet në distancë pra kjo do të thotë se ata mund të punojnë në mënyrë efektive duke përdorur vetëm smartphone-in e tyre. Ne kemi zhvilluar Samsung DeX duke mbajtur gjithmonë në mendje personat që punojnë me anë të pajisjeve telefonike, duke u dhënë atyre një përvojë të përshtatshme dhe fleksibël si në desktop,” tha Injong Rhee, CTO i “Mobile Communications Business” në Samsung Electronics. “Bashkëpunimi ynë me partnerë kryesorë të tillë si Adobe dhe Microsoft ishte thelbësor në zhvillimin e Samsung DeX, pasi ata ndajnë vizionin tonë për të krijuar përsosmëri në produktivitetin me anë të celularëve. Me Samsung DeX, përdoruesit e sipërmarrjeve mund të jenë gjithashtu të sigurtë me smartphone-in e tyre dhe të dhënat janë të mbrojtura nga platforma e sigurisë “Samsung Knox” e krijuar për smartphone. Samsung DeX ripërcakton atë që duhet të bëjë një smartphone për të mbajtur individët mobile produktivë.”

Ndërsa qëndron të lidhur me Stacionin DeX, smartphone-i është i mbrojtur nga platforma e sigurisë “Samsung Knox”. Për një siguri shtesë, të dhënat e përdoruesit nuk do të transferohen nga pajisja në desktop.

Stacioni DeX siguron lidhjen që punonjësve iu duhet, duke përfshirë edhe dy USB 2.0, Ethernet, USB të tipit C dhe një ventilator.  Stacioni DeX gjithashtu përmban teknologji Adaptues për Karikim të Shpejtë (AFC) për të karikuar smartphone-in tuaj Samsung sa më shpejt, ndërkohë që qëndroni të lidhur. Stacioni DeX do të jetë i disponueshëm globalisht me Galaxy S8 dhe mund të ofrohet si një paketë në varësi të rajonit.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0