Sa janë pagat në fabrikën e Tesla-s në Evropë? - Business Magazine Albania

Sa janë pagat në fabrikën e Tesla-s në Evropë?

Tesla konsiderohet prodhuesi më fitimprurës i veturave në botë dhe CEO, Elon Musk tashmë ka fituar statusin e njeriut më të pasur në botë. Por, a reflekton kjo në pagat e punonjësve të kompanisë?

Deri më tani, Tesla ka rreth 3,500 punonjës me kohë të plotë në fabrikën gjermane në afërsi të Berlinit, më saktësisht në Greenheide. Shumë informacione rreth kushteve të punës së prodhuesve të veturave elektrike mund të gjenden në portalin e vlerësimit Kununu.

Lexo:AKU dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore: po bëjmë kontrollot e nevojshme ushqimore në treg

Sipas atyre raporteve, programuesit ose inxhinierët fitojnë midis 63,700 dhe 71,600 euro bruto në vit.

Nëse jeni punëtor në prodhim, mirëmbajtje apo logjistikë, paga vjetore është nga 33.900 euro deri në 41.400 euro.

Ndryshe nga prodhuesit gjermanë si BMW, Porsche dhe të tjerë, këto paga nuk përfshijnë bonuse.

Në BMW, për shembull, punëtorët mund të llogarisin në një bonus sindikatash dhe një bonus vjetor, në varësi të fitimeve të kompanisë. glassdoor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0