Sa "i çmendur" mund të jetë një CEO?

Sa “i çmendur” mund të jetë një CEO?


Përgjigjen e pyetjes ndoshta nuk mund ta kemi, por një gjë e dimë mirë: Tim Cook nuk do ta bënte diçka të tillë.

Jack Ma, CEO i Alibaba dhe njeriu më i pasur në Azi, u shfaq në ditëlindjen e 18-vjetorit të kompanisë i veshur si Michael Jackson.

Ai në fillim u ngjit në skenë me një motor të zi, përpara se të performonte një numër të veçantë, në një kostum të zi dhe të artë të ngjashëm me kostumin ikonë të Jackson.

Njerëzit të cilët po e ndiqnin në live stream u mahnitën.

“Jo keq, një përpjekje e admirueshme,” shkruan dikush.

“Ok, do të aplikoj dhe unë për punë te Alibaba,” shkruan një komentues tjetër.

Ndoshta biznesmenët suksesshëm mendohen si njerëz të vjetër e të zymtë, ku talenti i tyre i vetëm është të gjenerojnë para, por shembulli i Jack Ma na detyron të mendojmë ndryshe.

A mund të ketë ndonjë shef tjetër kaq cool?

/Mashable

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0