Sot në Tiranë është inauguruar kati i dytë i aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas ku do të operojë kompania më e njohur për udhëtimet ‘low cost’ (çmime të ulëta), ‘Ryanair’. Ky zhvillim është edhe një ‘sulm frontal’ për kompaninë Wiz Air që jo pak herë ka shfaqur problematika për qytetarët shqiptarë shpesh herë duke u anuluar udhëtimet apo duke pasur vonesa të shumta në nisjen e fluturimeve
Së fundmi pati edhe një notë proteste ndaj kompanisë hungareze nga ana e delegacionit arbëreshë që pritej të vinte në Shqipëri por u braktis nga kompania e cila siç bën pothuajse gjithmonë anuloi fluturimin e caktuar.
Nga 31 tetori kompania e njohur ‘Ryanair’ nis fluturimet me 17 linja, 6 prej të cilave në Itali që është edhe një prej destinacioneve më të shpeshta për qytetarët shqiptarë.
Linjat ajrore që do të ketë kompania Ryanair:
Për Italinë
Bolonja: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori
Catania: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori
Bergamo: Dy fluturime në ditë nga 31 tetori
Pisa: Një fluturim në ditë nga 31 tetori
Romë: Nëntë fluturime javore nga 31 tetori, duke përfshirë fluturime të dyfishta të premten dhe të dielën
Treviso: Një fluturim në ditë nga 31 tetori
Belgjikë
Daily Chaleroi nga 31 tetori
Hungari:
Bukuresht të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetori
Poloni
Varshava nga 31 tetori të martën, të enjten, të shtunën
Krakov të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetori
Gjermani
Weeze nga 1 nëntori të mërkurën dhe të dielën
Skoci
Edinburg nga 31 tetori të martën dhe të shtunën
Britani e Madhe
London Stansted nga 31 tetori dy herë në ditë
Manchester nga 31 tetori të martën, të enjten, të shtunën
Francë
Beauvais nga 31 tetori nga e marta deri të shtunën
Republika Çeke
Praga nga 31 tetori të martën dhe të shtunën
Suedi
Stokholm nga 31 tetori të martën dhe të shtunën
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.