Rrugëtimi i momenteve më të mira dhe më të vështira të Apple në 2016-n - Business Magazine Albania

Rrugëtimi i momenteve më të mira dhe më të vështira të Apple në 2016-n


2016 ka qenë një vit i vështirë për Apple. Kompania e gjeti veten në një betejë ligjore me FBI-në dhe pati rënien e parë të të ardhurave pas një dekade. U përball me kritika kur lançoi iPhone 7 me heqjen e kufjeve 3.5 mm, por edhe kur prezantoi MacBook Pro e ri për portat e hequra.

Megjithatë ekzistojnë disa gjëra për t’u vlerësuar. Suksesi i iPhone SE, Seria e 2 e Apple Watch dhe iOS 10 janë disa prej momenteve më të mira. Le t’i hedhim një sy 2016-tës së Apple.

U prehtë në paqe, porta 3.5 mm e kufjeve

Kur shpërthyen spekulimet se Apple kishte ndërmend të hiqte dorë nga porta 3.5 mm e kufjeve me iPhone e 2016-tës, i gjithë komuniteti i internetit u tremb. A ishin të gjithë të gatshëm të sakrifikonin kufjet e tyre?

iphone-7-lightning-port-100690288-large

Phil Schiller i Apple thoshte se duhet kurajo. Kur iPhone 7 dhe 7 Plus debutuan, askush nuk nxori zë.

Mbase u mësuan me këtë fakt sepse ishin përfshirë një set kufjesh tradicionale së bashku me adapterin përkatës. Kompania akoma nuk ka bërë të ditur sesa iPhone 7 janë shitur, por modeli në ngjyrë të zezë ishte i padisponueshëm pak orë pasi debutoi.

Vonesa e kufjeve wireless AirPods

Me iPhone e parë pa portën e kufjeve tradicionale, erdhi edhe aksesori mbase më i kushtueshëm i Apple për këtë telefon, kufjet Wireless AirPods që kushtonin 159 dollarë.

Pritej të dilnin në shitje në Tetor, siç tha Apple gjatë prezantimit të iPhone në Shtator, por ja që nuk ndodhi kështu.

apple_airpods_review_adam_case_open-100699773-large

Pas shtyrjesh së vazhdueshme Apple filloi të pranonte porositë e para më 13 Dhjetor dhe dërgesat filluan më 19 Dhjetor. Disponueshmëria vijonte të ishte e kufizuar.

Gjenerata e dytë e Apple Watch

Pavarësisht se kufjeve Wireless nuk erdhën në kohën e duhur, i tillë nuk është rasti për Apple Watch.

Kompania prezantoi dy versione me çmime të ndryshme dhe që të dy kishin proçesorë më të shpejtë.

apple-watch-series-2-white-100700257-large

Gjenerata e dytë na impresionoi me GPS-në e integruar, ekranin e shkëlqyeshëm dhe rezistencën ndaj ujit.

Nëse nuk i dëshironi asnjërën prej këtyre, gjenerata e parë është po aq e fuqishme por më pak e kushtueshme. Disa thonë se gjenerata e dytë është ajo që duhej të kishte qenë e para.

Apple vs. FBI

Në Shkurt të 2016-tës Apple u përball me sfidën më të madhe: presioni në rritje i qeverisë Amerikane për të zhbollokuar një iPhone 5C e përdorur nga atentatori i San Bernardinos.

Problemi ishte se nëse FBI-ja vendoste 10 fjalëkalime gabim të dhënash fshiheshin. Kështu ata i kërkuan Apple ta zhbllokonte madje me një vendim gjykate. Apple refuzoi.

Pas javësh të tëra betejë ligjore ku u vendos që qendër të debateve siguria, privatësia, enkriptimi dhe ajo çfarë kompanitë kishin të drejtë tu jepnin autoriteteve nga të dhënat e përdoruesve, mori fund saga.

FBI-ja gjeti një mënyrë tjetër për t’u qasur në iPhone 5C duke tërhequr padinë ndaj Apple.

Shitjet e iPhone filluan të binin

Apple raportoi tre mujorin e parë me rënie që pas 13 vitesh për periudhën Prill-Qershor nxitur nga rënia e shitjeve të iPhone.

Këtë vit kompania pati 215.6 miliardë dollarë të ardhura nga 233.7 miliardë dollarë në 2015-tën. Për krahasim, të ardhurat e Microsoft për 2016 ranë nga 93.6 miliardë dollarë në 2015 në 85.3 miliardë dollarë.

A do të ndryshojnë kursin e ngjarjeve një iPhone 7 Plus me kamer më të mirë dhe një MacBook Pro me butonë funksionalë me prekje? Apple shpreson.

Macbook Pro rigjenerohet

Pas katër vitesh Apple vendosi më në fund të rifreskonte linjën e laptopëve profesionalë MacBook Pro.

Kompania zëvendësoi butonët funksionalë me një ekran OLED me prekje i cili ndryshon komandat sipas përdorimit të kompjuterit dhe aplikacioneve.

macbook_pro_late2016_review-adam_pair_hero2-100693227-large

Touch Bar është lavdëruar por hardueri i modeleve 13 dhe 15 inç është kritikuar. Madje është raportuar rënie e jetëgjatësisë së baterisë por që Apple e adresoi me përditësimin macOS Sierra.

Makina Apple, e cila nuk ekziston

Por mundet mbase në të një të ardhme të afërt. Spekulimet se Apple po punonte në një makinë me sistem vetëdrejtimi filluan në fund të 2015-tës, por këtë vit i mori era të gjithë ato thashetheme.

Përflitej për ndryshim strategjish, por u kuptua plotësisht se Apple nuk ka ndërmend të ndërtoj një makinë nga e para por të ndërtoj një sistem autonom të drejtimit. Në fund të fundit nuk është njëlloj si të prodhosh iPhone.

iPhone SE

Kjo ishte një lëvizje suprizë. Është një prej sukseseve të Apple në 2016-tën i cili vjen për të zëvendësuar modelet e vjetra 4 inç të iPhone prej të cilëve shumë konsumatorë nuk duan të largohen.

iphone-se-100700260-large

iPhone SE erdhi pak kohë pas debutimit të 6S dhe 6S Plus. Çmimi fillestar është 399 dollarë dhe ruan dizajnin plot stil të iPhone 5 me fuqinë, shpejtsinë dhe kamerën e shkëlqyer të iPhone 6S. Madje ka një portë kufjet 3.5 mm.

I dalë në shitje në Mars, iPhone SE kontriboi në uljen e rënies së shitjeve që Apple përjetoi në fillim të vitit dhe pa të rënia do kishte qenë edhe më e madhe.

iOS dhuron Siri-n

ios-10-uber-siri-100700263-mediumKishte ngelur pas rivalëve me asistentin dixhital, kjo mbase nga politikat e ashpra të privatësisë që kufizojnë funksionalitetet e Siri. Por iOS 10 e bëri Siri-n më të hapur duke lejuar integrimin e aplikacioneve nga palë të treta.

 

Konkretisht Siri mund të prenotojë për ju një taksi Uber, mjafton t’ja kërkoni. iOS 10 gjithashtu shndërroi aplikacionin Messages në një platformë.

iPhone 6 me probleme

Që të dy modelet e 2014-s dhe 2015-s , iPhone 6 dhe 6S, patën probleme në 2016-tën. Nga fundi i vitit Apple adresoi disa prej tyre si problemet me baterinë.

Fillimisht kompania tha se problemet ishin vetëm për një grup të vogël të prodhuar përgjatë periudhës Shtator Tetor 2015 por jo.

Dhe si për ta përkeqësuar situatën, sëmundja e prekjes kishte shqetësuar shumë konsumatorë të Apple. Në fillim të vitit kompania adresoi një tjetër problem, “Gabimin 53.”

 

burimi: Pc-World

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0