Rriten çmimet për shërbimet dentare. Konkurenca nis hetim - Business Magazine Albania

Rriten çmimet për shërbimet dentare. Konkurenca nis hetim


Me një vendim të Urdhrit të Stomatologëve këtë vit, klinikat dentare duhet të aplikojnë disa çmime dysheme, të cilat janë më të larta për një gamë të madhe shërbimesh dentare.

Për shumë shërbime si pastrim gurëzash apo mbushje dhëmbi, çmimi është gati dy herë më i lartë.


Kjo rritje e menjëhershme e çmimit solli reagim mediatik dhe së fund i është përgjigjur edhe Autoriteti i Konkurencës.

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur procedurat për vlerësimin e bërë nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e listës së çmimeve dysheme.

Javës së ardhshme pritet të mësojmë nëse vendimi për rritjen e menëhershme nga të çmimeve nga të gjitha klinikat dentare është në kundërshtim me ligjin e konkurencës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0