Rregulli që duhet të ndiqni për t'u bërë të suksesshëm - Business Magazine Albania

Rregulli që duhet të ndiqni për t’u bërë të suksesshëm

~7 minuta lexim


Ju punoni fort çdo ditë, por kurrë nuk keni parë një përmirësim afatgjatë. Ndiheni si të zënë në “grackë” në nivelin tuaj të tanishëm, të paaftë për të ecur përpara apo për të bërë progres. Ju shikoni që miqtë dhe kolegët tuaj zhvillohen dhe ngrihen në detyrë dhe pyesni veten çfarë kanë ata ndryshe nga ju.

Nëse kjo tingëllon e njohur për ju, atëherë duhet të filloni të përdorni rregullin 5-orësh. I ndjekur nga njerëz të suksesshëm në mbarë botën, duke përfshirë Bill Gates, Oprah Winfrey dhe Mark Zuckerberg, ky rregull i thjeshtë mund t’ju ndihmojë të transformoheni nga njerëz të zakonshëm në të suksesshëm.

Lexoni më poshtë për të gjetur pikërisht atë që rregulli përfshin dhe se si ju mund ta zbatoni atë në jetën tuaj.

Shpenzoni 5 orë në javë për të mësuar

Rregulli 5-orësh përfshin shpenzimin e pesë orëve në javë, ose një orë për çdo ditë pune, të fokusuara në të mësuarit e qëllimshëm. Kjo do të thotë vendosja mënjanë e kësaj kohe për t’i dhënë vëmendje të plotë të mësuarit dhe zhvillimit, pa u hutuar nga punë të tjera. Ky mësim mund të marrë forma të ndryshme dhe një përzierje e këtyre do iu japë një eksperiencë të harmonishme në jetën tuaj.

Lexoni

Leximi është një zakon i shumë njerëzve të suksesshëm dhe rezulton një mënyrë e lehtë dhe e përshtatshme për të mësuar. Provoni të mbani në çdo kohë një libër në çantën tuaj dhe vendosini vetes qëllim për të lexuar çdo javë. Ju mund të lexoni një kapitull çdo ditë ose një numër të caktuar librash çdo muaj. Disponueshmëria e gjerë e eBooks e bën leximin pothuajse të çdo teme të mundshme kudo që jeni. Bill Gates lexon rreth 50 libra në vit, duke qenë një nga mënyrat kryesore ku ai mëson.

Reflektoni

Reflektimi është një pjesë e rëndësishme e të mësuarit. Duke u përpjekur të konsumoni shumë informacion pa reflektuar mbi të mund t’ju bëjë që të zhyteni plotësisht dhe t’iu pengojë të fitoni aftësi të reja. Është e rëndësishme që koha juaj e reflektimt të jetë e strukturuar, ose ju mund të hutoheni. Provoni të mbani një ditar, i cili do ju lejojë të reflektoni mbi atë që keni mësuar përmes leximit. Ai gjithashtu do iu japë mundësinë për të menduar në lidhje me gjërat që keni mësuar kohët e fundit gjatë punës dhe të zhvilloni idetë që keni për të ardhmen.

Eksperimentoni

Eksperimentimi është thelbësor në qoftë se ju doni të përparoni në jetë. Vendosni mënjanë pak kohë çdo javë për të testuar teori ose ide të reja, pa marrë parasysh sesa të çuditshme mund të jenë ato. Disa nga produktet më të suksesshme në botë kanë ardhur si rezultat i eksperimentimit. Inovacioni nuk vjen duke bërë të njëjtën gjë çdo ditë. Edhe në qoftë se eksperimenti juaj dështon, ju do të keni mësuar gjëra të vlefshme.

Mos e ngatërroni të punuarit me të mësuarit

Është e lehtë të ngatërroni të punuarit me të mësuarit dhe kjo ndjenjë do iu çojë në një rrugë pa krye. Ju mund të mendoni se duke punuar për 40 orë në javë duhet të jetë e mjaftueshme që të shihni përmirësim, por ky është një rast i rrallë. Nëse fokusoheni në problemet e përditshme, ju nuk i jepni kohë vetes të zhvilloheni dhe të rriteni. Rregulli 5-orësh është rreth mësimit të qëllimshëm, jo për të shkuar në punë çdo ditë duke shpresuar se mund të mësoni diçka. Vendosini vetes qëllime specifike të të mësuarit dhe jepini kohë vetes për t’i arritur ato dhe më pas do shihni përmirësimin e dukshëm.

Përqëndrohuni në përmirësim, jo vetëm në produktivitet

Ju mund të besoni se sa më shumë produktivë të jeni, aq më të suksesshëm do të bëheni. Produktiviteti luan një rol të rëndësishëm te suksesi, por kjo është asgjë pa të mësuarit gjatë gjithë jetës. Nëse jeni të fokusuar vazhdimisht në punën tuaj të tanishme, më shumë se sa në vetë-përmirësimin afatgjatë, ju kurrë nuk do të zhvilloheni. Mund të jetë e vështirë që të mësoni pesë orë në javë pa një shpërblim të menjëhershëm, por do e falenderoni veten më vonë.

Merrni frymëzim nga disa nga sipërmarrësit më të suksesshëm në botë dhe të shpenzoni 5-orë në javë në të mësuarit e qëllimshëm. Ju së shpejti do të jeni vite dritë larg nga miqtë dhe kolegët tuaj.

burimi: lifehack.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse doni që fëmijët tuaj t’ia dalin, shpenzoni dyfish kohë me ta”
— Abigail Van Buren
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0