Risia teknologjike, në metro dhe supermarkete paguhet vetëm me pëllëmbën e dorës - Business Magazine Albania

Risia teknologjike, në metro dhe supermarkete paguhet vetëm me pëllëmbën e dorës

Me kalimin e viteve, ne kemi qenë dëshmitarë të shumë ndryshimeve në botën teknologjike. Nga shpikja e telefonave celularë, laptopëve te pagesat digjitale, ChatGPT dhe të tjera. Epo, sado që mendojmë se teknologjia nuk mund të avancojë më shumë, duket se inteligjenca artificiale do të vazhdojë të na mahnitë.

Risia teknologjike që është bërë së fundmi virale në rrjet, është krijuar nga një kompani kineze dhe i ofron njerëzve mundësinë të paguajnë duke përdorur pëllëmbën e tyre të dorës.

Sipas një raporti të South China Morning Post, gjiganti kinez i mediave sociale “Tencent Holdings” po lejon pasagjerët e metrosë së Pekinit të paguajnë për udhëtimet duke përdorur pëllëmbën.

Një video e pagesës duke përdorur pëllëmbën e dorës po bëhet virale në mediat sociale ku një person mund të shihet duke paguar në këtë formë edhe në një market.

Teknologjia, e lidhur me platformën popullore WeChat Pay, përdor të dhëna biometrike të regjistruara, duke përfshirë printime unike të pëllëmbës së dorës dhe modele venash, për të nxitur pagesat.

Më herët, në vitin 2020, edhe Amazon lançoi gjithashtu një pajisje të ngjashme me emrin Amazon One, e cila u lejon përdoruesve të blejnë gjëra dhe të bëjnë pagesa duke përdorur pëllëmbën e dorës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0