Rinis kontrolli teknik i automjeteve - Business Magazine Albania

Rinis kontrolli teknik i automjeteve

Shërbimi teknik i mjeteve rrugore ka rinisur pas një ndërprerje disa mujore. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar këtë, duke nisur fillimisht me shërbimin e kamionëve, rimorkiove dhe tërheqësit, të cilëve u ka skaduar certifikata e kontrollit teknik lëshuar nga SGS. Krahas këtyre, nis kontrolli për mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore.

Sipas drejtorisë, të gjitha mjetet, pavarësisht nëse preken apo jo nga ndryshimet e shërbimit të kontrollit teknik, duhet të vijojnë të paguajnë rregullisht taksat vjetore të mjeteve në afatet ekzistuese, pranë drejtorive rajonale e nënzyrave të DPSHTRR ose online, përmes e-Albania.

Tarifat ekzistuese nuk ndryshojnë sipas njoftimit. Njoftimi i Shërbimit të Transportit Rrugor ka risjellë në vëmendje procedurat e kolaudimit:

Autovetura dhe mjete të reja (0 km) nuk kolaudohen 3 vitet e para! (çdo mjet tjetër i ri nuk kolaudohet vitin e parë).

Lexo: Tregu i automobilave në Europë, shitjet bien 24% ndaj një viti më parë

Mjetet me km, autovetura e motomjete kolaudohen çdo 2 vjet!

Taksi, autoshkolla, mjete transporti udhëtarësh (Autobus), mjete transporti special, ambulanca dhe mjete transporti mallrash kolaudohen çdo 1 vit!

Afatet e reja do t’i njihen çdo mjeti me certifikatë kolaudimi që ka datë skadence pas datës 23.12.2020! (Mjetet e regjistruara për herë të parë të reja do të përfitojnë gjithashtu periudhën përkatëse pa detyrim kolaudimi).

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0