Rezervimet e Airbnb një rekord të lartë aplikimesh - Business Magazine Albania

Rezervimet e Airbnb një rekord të lartë aplikimesh

Rezervimet e Airbnb një rekord të lartë aplikimesh

Airbnb tha se kërkesa për udhëtime mbetet e lartë, pavarësisht shqetësimeve rreth ngadalësimit ekonomik dhe rritjes së çmimeve që godasin familjet. Gati 104 milionë netë u rezervuan në platformë në periudhën prill-qershor, një rekord i lartë për faqen e internetit të akomodimit.
Qëndrimet afatgjata vazhduan të ishin lloji i udhëtimit me rritje më të shpejtë, një ndryshim i nxitur nga rritja e punës në distancë. Por udhëtimet ndërkombëtare dhe ato të ndërqytetase, të cilat kishin ngecur, gjithashtu janë rikuperuar. Kompania tha se ishte tani në mes të sezonit të saj më të fortë dhe  deri më tani dhe i siguroi investitorët se ishte e përgatitur mirë për çdo gjë që mund të godiste ekonominë.

Në përgjithësi, prenotimet në periudhën prill-qershor u rritën 25% nga viti i kaluar në 103.7 milionë dhe 24% më shumë nga 2019. Çmimet më të larta ndihmuan në ngritjen e të ardhurave të kompanisë, të cilat u rritën 58% nga viti i kaluar në 2.1 miliardë dollarë. Gati gjysma e rezervimeve të kompanisë janë për një javë ose më gjatë, tha kompania.

 

Kërkesa për udhëtime mbetet më e fortë në Amerikën e Veriut, ku rezervimet janë rritur me 37% krahasuar me 2019. Shefi ekzekutiv Brian Chesky tha se kompania tani kishte arritur “rritje dhe përfitime” dhe tha se firma do të vazhdojë të investojë në biznes dhe do të shpenzojë 2 miliardë dollarë për blerjen e aksioneve të veta, të cilat kanë rënë këtë vit. Drejtuesit thanë se programi i blerjes ishte një shenjë e besimit të tyre në të ardhmen e kompanisë. Kompania raportoi një fitim prej 379 milion dollarë, krahasuar me një humbje prej 68 milion dollarë vitin e kaluar.bbc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0