REGJISTROHU NË KAMPIONATIN KOMBËTAR TË KODIMIT, QË TË BËHESH KRIJUES DIGJITAL - Business Magazine Albania

REGJISTROHU NË KAMPIONATIN KOMBËTAR TË KODIMIT, QË TË BËHESH KRIJUES DIGJITAL

Të gjithë e duan dhe e përdorin teknologjinë duke përfituar nga të gjitha zgjidhjet e mundësitë që të ofron ajo, por rrallë herë ndalojmë për të kuptuar se si funksionon ky sistem i tërë. Të rinjtë, ata që janë dhe përdoruesit më aktivë të teknologjisë, kanë nevoja e kuriozitet për të zbuluar të panjohurën e pse jo dhe për ta zotëruar një ditë atë, duke u shndërruar nga përdorues pasive në krijues aktivë.

Pikërisht për këtë, ju u vjen në ndihmë një kampionat kombëtar i kodimit, që po organizohet për  herë të parë në Shqipëri nga Vodafone Albania në bashkëpunim me ICTSlab dhe Le Spot, për fëmijët dhe të rinjtë e grupmoshave 13-21 vjeç.

Duke nisur nga data 12 deri në 27 Shkurt, të rinjtë nën kujdesin e tre mentorëve të kualifikuar, do të fitojnë më shumë sesa të sfiduarit e vetvetes. Ndarë në 3 kategori të ndryshme Robotics, App Inventor dhe Unity, Kampionati Kombëtar i Kodimit do të orientojë krijimtarinë e të rinjve drejt fushave të robotikës dhe krijimit të zgjidhjeve për aplikacione. Fëmijët e moshave 13 deri në 17 vjeç do të eksplorojnë zgjidhje të ndryshme mbështetur në kurrikulën Robotics dhe App Inventor, ndërsa të rinjtë e moshës 18-21 vjeç, organizuar në grupe, deri në 3 anëtarë, do të mbështeten tek kurrikula Unity për të sjellë një risi në aplikacionin rinor JUTH APP.

Lexo: Njihuni me Signal, aplikacionin më të sigurtë për mesazhe

Do të ketë çmime për secilën kategori, për tre idetë dhe zgjidhjet më inovative. Në kategorinë Robotikë vendi i parë do të shpërblehet me 3 kite robotike, vendi i dytë me 2 kite robotike dhe vendi i tretë me 1 kit robotik. Në kategorinë MIT App Inventor vendi i parë do të shpërblehet me smartphone Galaxy A20e, vendi i dytë me tabletin MLS Vista 4G dhe vendi i tretë me orën inteligjente Withings move.

Në kategorinë Unity vendi i parë do të shpërblehet me 500 euro, vendi i dytë me 250 euro dhe vendi i tretë me 150 euro.

Nëse keni ambicje për të fituar këto çmime regjistrohuni duke klikuar në këtë lidhje National Coding Championship – ICTSlab për dy javët më sfiduese dhe krijuese të këtij viti. Gjithçka nis me 12 shkurt. Bëhuni pjesë e kësaj sfide kodimi si Kampionati Kombëtar i Kodimit që zhvillon tek fëmijët dhe të rinjtë aftësitë e zgjidhjes së problemeve, të mendimit kritik por gjithashtu i pajis ata me aftësi digjitale të cilat të nesërmen do të rrisin shanset e tyre të punësimit apo ndjekjes së një karriere në program. Është një fakt se sot 65% e fëmijëve të cilët po përgatiten të shkojnë në shkollë, nesër do të kenë një punë që sot ende nuk ekziston. Siç thoshte edukatorja e madhe e shekullit 20 Maria Montessori: “Imagjinata nuk thyen limitet e saj, derisa njerëzit të kenë kurajo dhe guxim për ta përdorur atë.”

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0