Reduktimi i kohës në mediat sociale me 30 minuta në ditë ul rrezikun nga depresioni - Business Magazine Albania

Reduktimi i kohës në mediat sociale me 30 minuta në ditë ul rrezikun nga depresioni


Një studim i ri nga studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë zbuloi se kufizimi i përdorimit të mediave sociale në 30 minuta në ditë mund të çojë në përmirësime të rëndësishme të mirëqenies tuaj.

Më pak kohë duke parë nëpër fotot e miqve dhe të njohurve tuaj mund të ulë normat e depresionit dhe vetminë.

Lexoni: Sipas një studimi të ri, ndotja e ajrit ju bën më pak inteligjentë

Studimi, i cili u botua në “Journal of Social and Clinical Psychology” në Dhjetor, ishte një nga të parët që tregonte një marrëdhënie shkak-pasojë midis përdorimit të mediave sociale dhe çështjeve të shëndetit mendor.

Në studim, 143 studentë u testuan gjatë dy semestreve. Studentët ose u futën në një grup që u udhëzua për të kufizuar përdorimin e tyre të mediave sociale në Facebook, Instagram dhe Snapchat me 30 minuta në ditë, pra me 10 minuta secila platformë ose u caktuan në një grup kontrolli ku u lejohej të vazhdonin me zakonet normale të mediave sociale.

Pas tre javësh, studentëve u janë bërë pyetje për të vlerësuar shëndetin e tyre mendor në shtatë fusha të ndryshme, duke përfshirë: mbështetjen sociale, frikën nga humbja (e njohur edhe si FOMO), vetmia, autonomia & vetë pranimi, ankthi, depresioni dhe vetë-vlerësimi.

Si rezultat i studimit duke përdorur më pak mediat sociale çon në ulje të ndjeshme të depresionit dhe vetmisë. Këto efekte janë veçanërisht të theksuara për personat që ishin më të depresionuar kur hynë në studim.

Lexoni: Sipas një studimi të ri njerëzit që janë mbipeshë paguhen më pak

Asnjë nga grupet nuk tregoi përmirësime në përkrahjen sociale, vetëbesimin, ose autonominë & vetë-pranimin. Megjithatë, në të dy grupet – ndoshta thjesht duke qenë pjesë e studimit – studentët zbuluan nivelin e tyre të ankthit dhe rënien e FOMO. Në përgjithësi, është e rëndësishme të mos harroni se studimet si këto nuk mund të testojnë për çdo faktor që mund të ndikojë në shëndetin mendor.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0