Nedim Bajrami do të kujtohet gjatë, jo vetëm për golin më të shpejtë në historinë e një Evropiani, por fantazisti kuqezi vendosi dhe një tjetër rekord personal, në raport me pjesën tjetër të ekipit përfaqësues.Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike një statistike të veçantë: Nedim Bajrami rezulton që të jetë lojtari më i shpejtë i Shqipërisë në këtë Evropian. Me 34,8 km/h, Bajrami i la “targën” të gjithëve, ndërsa në vendin e dytë u rëndit Seferi me 33,6, ndërsa Arbër Hoxha regjistroi një shpejtësi 33.2 km/h.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.