Qytetarët e BE përdorin gjithnjë e më shumë internet, regjistrohen 728 milionë përdorues aktivë - Business Magazine Albania

Qytetarët e BE përdorin gjithnjë e më shumë internet, regjistrohen 728 milionë përdorues aktivë

Sipas një raportit të publikuar nga Eurostat, qytetarët e BE-së po përdorin gjithnjë e më shumë pajisje që janë të lidhura me internetin

Në vitin 2022, më shumë se gjysma e njerëzve në BE midis moshës 16 dhe 74 vjeç, ose 52%, përdorën TV të lidhur në internet.

Kjo është një shifër 9% më shumë se në vitin 2020.

Në të gjithë Europën, aktualisht ka 728 milionë përdorues aktivë të internetit, nga rreth rreth 746 milionë banorë.

Vendet europiane po përjetojnë norma të lundrimit në interneti deri në 96%, ndërsa lidhja bëhet më e integruar në jetën e përditshme.

Si pjesë e programit të saj të Dekadës Dixhitale, Europa po përcakton objektivat e saj deri në vitin 2030.

Qytetet në të gjithë kontinentin vazhdojnë të modernizohen dhe përmirësohen përmes përdorimit të teknologjisë dixhitale, me risi të mëtejshme si mjekësia elektronike dhe edukimi elektronik.

Në të vërtetë, Wi-Fi së bashku me satelitin, fibrat dhe 5G është thelbësor për të siguruar një përzierje të vërtetë të lidhjes evropiane.

Në krahasim me rajone si Lindja e Mesme dhe Afrika, normat e qasjes të brezit të gjerë të Europës janë të larta. Scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0