QKB: Dorëzimi i Bilanceve, nuk ka penalitete nëse keni aplikuar në kohë

QKB: Dorëzimi i Bilanceve, nuk ka penalitete nëse keni aplikuar në kohë


Bizneset që nuk kanë arritur të raportojnë pasqyrat financiare të vitit 2018 edhe pse kanë aplikuar online brenda afatit, nuk do të kenë penalitete.

Lidhur me detyrimin ligjor për depozitimin e pasqyrave financiare për vitin 2018, Drejtori i Drejtorisë së Kërkimit dhe Udhëheqjes Metodologjike Z. Flogers Broqi në  QKB zhvilloi një konferencë për shtyp.

Broqi sqaroi se, “Qendra Kombëtare e Biznesit ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar, se “subjektet të cilët kanë aplikuar online nëpërmjet portalit e-albania deri në datën 31.07.2018, (ora 24:00) dhe rezulton se aplikimi i tyre ka marrë një numër aplikimi (CN…), por, për shkak të mbingarkesës së madhe të aplikimeve, në të njëjtën kohë është bërë e pamundur plotësimi dhe dërgimi në mënyrën e duhur të pasqyrave financiare, nuk do të aplikohet kundërvajtje administrative në bazë të nenit 74, pika 3 e ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e Biznesit”.

Lexo: Mirupafshim kasa fiskale

Pra të gjithë këto subjekte që kanë aplikuar, por që nuk kanë finalizuar me sukses aplikimin për arsyen e lartpërmendur duhet të përfundojnë aplikimin e nisur edhe pas datës 31 Maj 2019 dhe të dërgojnë në mënyrë përfundimtare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare të vitit 2018 deri në datën 30 Shtator 2019.

Ndërsa për subjektet që nuk kanë tentuar të aplikojnë për depozitimin e pasqyrave financiare deri në afatin e fundit të parashikuar me ligj, do të aplikohet kundërvajtje administrative në bazë të legjislacionit në fuqi.

Për sa u përket të dhënave mbi aplikimet për pasqyrat financiare të vitit 2018 është bërë me dije se numri total i aplikimeve në regjistër është 19250, nga të cilat të miratuara janë 17139 dhe të refuzuara janë 1405. Ndërkohë, numri i aplikimeve në proçes shqyrtimi është 706.

Lexo: Guida e Biznesit nga QKB

Pritshmëria e aplikimeve për vitin 2019 ishte 24218 aplikime, të cilat kishin detyrim ligjor depozitimin e pasqyrave financiare.

Numri i subjekteve/aplikimeve, të cilët kanë hapur një çështje në portalin e-Albania deri në datën 31.07.2019 ora 00.00, por nuk kanë mbërritur për shqyrtim pranë QKB është 3049. Nga këto 1410 aplikime u bënë vetëm në datën 31.07.2019.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0