Mirupafshim kasa fiskale - Business Magazine Albania

Mirupafshim kasa fiskale


Së shpejti bizneset nuk do të përdorin më kasa fiskale. Pajisja për të cilën bizneset dhe tatimet kanë pasur diskutime të shumta (si për raportimin e saktë të xhiros, kostoja e kasës dhe funksioni i saj) do t’i përkasë të kaluarës.  Ministria e Financave po përgatit një projektligj të ri, i cili parashikon se do të ndryshojë plotësisht sistemin e dokumentimit dhe raportimit të aktivitetit sipërmarrës.

Sipas Ministrisë së Financave, kjo nismë është pjesë e reformës për fiskalizimin. Modeli zbatohet aktualisht nga Italia dhe Kroacia dhe pritet të mbyllë hapësirat për evasion fiskal.

Drafti, i cili ende nuk është diskutuar, parashikon që bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit të pajisen me një program të ri. Ai mund të instalohet në kompjuter, në telefonat smart apo edhe tek kasat fiskale të modeleve të fundit.

Lexo: Tatimet: ja kush përjashtohet nga kasa fiskale

Programi lidhet me printer fiskal dhe nga janari 2020 pritet të vihet në praktikë kjo risi. Programi parashikon që çdo transaksion Ai parashikon që çdo transaksion shitje të regjistrohet. Njëkohësisht transaksioni printohet dhe raportohet tek tatimet.

Ky është hapi i parë drejt fiskalizimit ndërsa faza e dytë parashikon të njëjtin sistem transaksionesh mes bizneseve.

Në vlerësimet paraprake programi pritet të kushtojë deri në 80 euro në vit. Për firmën elektronike, pajisja kushton 4 mijë lekë në vit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0