Publikohen tabelat e shtesave mbi pagë për pedagogët dhe personelin akademik - Business Magazine Albania

Publikohen tabelat e shtesave mbi pagë për pedagogët dhe personelin akademik

Qeveria ka publikuar tabelën e pagave të rritura për pedagogët dhe anëtarët e personelit akademik. Sipas kësaj tabele, anëtarët e personelit akademik efektivë, që për nevoja të procesit mësimor, japin orë mësimi mbi normën mësimore vjetore, të miratuar me aktet përkatëse, për çdo orë mësimi, të kryer mbi këtë normë, paguhen:

  1. Kur janë
    në kategorinë “Profesorë” përfitojnë: 1. për  titullin “Profesor”,  1 410 (një  mijë e katërqind e dhjetë) lekë për çdo orë 60- minutëshe;
  2. Për titullin “Profesor i asociuar”, 1 295 (një mijë e dyqind  e nëntëdhjetë e pesë) lekë për çdo orë 60- minutëshe;
  3. Kur janë në kategorinë “Lektorë”, përfitojnë:
  4. 940 (nëntëqind e dyzet) lekë për çdo orë 60 minutëshe;
  5. c) Kur janë në kategorinë “Asistent lektorë”, përfitojnë 705 (shtatëqind e pesë) lekë për çdo orë 60-minutëshe”.

Përballimi i efekteve financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, është që për nivelet e pagave sipas kufirit minimal efektet financiare përballohen për vitin 2022 nga fondet e paketës së rezistencës sociale ndaj  pasojave të krizës, ndërsa për vitin 2023 e në vijim nga fondet  grant për institucionet publike të arsimit të lartë.

Për çdo nivel page të miratuar mbi kufirin minimal e deri në kufirin maksimal efektet financiare të diferencave midis nivelit të pagës së   miratuar dhe atij minimal përballohen nga të ardhurat e veta të institucioneve publike të arsimit të lartë. Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë që nga data 1 tetor 2022.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0