Pse teknologjia "Brickwork" është një nga industritë më të mira për të filluar një biznes në 2017? - Business Magazine Albania

Pse teknologjia “Brickwork” është një nga industritë më të mira për të filluar një biznes në 2017?


Nëse mendoni se jeni gati për të nisur diçka, sigurohuni që të jeni familjar me disa nga sektorët më premtues të këtij viti.

Startupet e teknologjisë mund të ndihmojnë në optimizimin e operacioneve dhe eksperiencës së konsumatorëve në shitje, duke u lejuar atyre që të mbajnë ritmin me konkurrencën nga kompanitë e-commerce. Kjo kategori përfshin hardware dhe software të tillë si sensorë që gjurmojnë trafikun në rrjet, tabletat interaktive që rrisin angazhimin e konsumatorit dhe aplikacionet mobile të pikave të shitjes.

Pse kjo është një pikë e nxehtë: Shitësit me pakicë po përgatiten që të përfitojnë në rritjen e vazhdueshme të blerjeve mobile dhe rënien e zinxhirëve të mëdhenj si “Sears”, “The Limited dhe “Macy”. Kjo teknologji po teston robotët për bërjen e inventarit dhe  ka partneritet me Techstars për të mbështetur startup-et teknologjike në dyqan.

Çfarë është e nevojshme: Ndërsa aftësitë teknike janë një parakusht për shumë industri këto ditë, kjo është një industri ku eksperienca në biznesin e shitjes me pakicë mund t’i shërbejë shumë një sipërmarrësi. Sigurisht, në qoftë se ju nuk dini se si të zhvilloni zgjidhje teknike, në partneritet me dikë që di, nuk do të jetë e nevojshme që të sillni produktin tuaj në treg.

Barrierat e hyrjes: Ofertat në këtë kategori kanë tendencë për të mbledhur sasi të mëdha të të dhënave ose të përdorin realitetin e shtuar, kështu që ekspertiza në këtë fushë është një domosdoshmëri. Sipërmarrësit duhet të kenë një njohuri të plotë të industrisë me pakicë për të kapur mundësitë.

Dobësitë: Shitësit me pakicë ende po eksperimentojnë me teknologjinë në dyqane, kështu që startup-et kanë nevojë që të shmangin zhvillimin e produkteve që nuk kanë vlerë për shitësit dhe të mbajnë klientët e tyre të angazhuar për një periudhë afatgjatë.

Konkurrenca: Startup-et e rëndësishme përfshijnë kompaninë e realitetit virtual “Jaunt” me bazë në Palo Alto, e cila në partneritet me “North Face” u jep konsumatorëve një turne virtual në “Yosemite National Park” dhe “Iconeme me bazë në Londër”, e cila zhvillon një teknologji që shtrin informacionin në lidhje me shitjet dhe produktet nga manekinët te smartphone-ët e blerësve aty pranë.

Rritja: Financimi për teknologjitë në një dyqan fizik kanë qenë vazhdimisht në rritje që nga viti 2012, kur startup-et ngjitën majat me 221 milionë $ në nivel global përmes 84 marrëveshjeve, sipas “CB Insights”. Në vitin 2016, industria pa një total rekord prej 768 milionë $ të rreth 159 marrëveshjeve.

Shikoni më nga afër industrinë e teknologjisë “Brickwork”.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0