Pse sipërmarrësit e rinj po shkojnë sot më shumë drejt marketingut dixhital? - Business Magazine Albania

Pse sipërmarrësit e rinj po shkojnë sot më shumë drejt marketingut dixhital?


Yacine Baroudi themelues i FasTake thotë: “E ardhmja jonë dixhitale ka të bëjë me mundësinë e një produktiviteti më të mirë dhe vendimmarrje për të shijuar një cilësi më të mirë të jetës”. Marketingu është thelbi i çdo biznesi. Nëse keni një ide për një biznes dhe doni të jeni sa më pranë klientëve atëherë duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi marketingut. Marketingu dixhital ka disa element që zgjasin jetëgjatësinë e biznesit.

Adresueshmëria:

Aftësia e marketuesit për t’i identifikuar klientët përpara se të bëjnë një blerje. Rrjetet sociale: Vendtakim në internet që lejon përdoruesit të krijojnë një profil dhe të lidhen me përdorues të tjerë për arsye nga më të ndryshmet. Adresueshmëria lehtëson marrëdhënien marketing duke u dhënë mundësi angazhimi klientëve që të krijojnë inovimin e produktit të tyre.

Lexo: AllWeb, konferenca e përvitshme dedikuar marketingut dixhital, ka nisur përgatitjet për edicionin e saj të katërt

Interaktiviteti:

I lejon klientët të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre direkt tek kompanitë përgjegjëse për komunikimet marketing. Ndryshe nga komunikimi me një kah që realizon marketingu mediatik tradicional. Shumë media dixhitale lejojnë bisedime të vazhdueshme në kohë reale ndërmjet marketuesve dhe konsumatorëve.

Aksesi:

Aftësia për të përfituar informacion dixhital rreth produkteve, çmimeve, komenteve dhe detajeve të bizneseve të konkurrencës. Marketingu i lëvizshëm i lejon marketuesit të ofrojnë promocione dhe dhurata nxitëse nëpërmjet celularëve të klientëve të tyre.

Lidhshmëria:

Përdorimi i rrjeteve dixhitale për të siguruar lidhje midis siguruesve dhe përdoruesve të informacionit. Websitet online dhe rrjetet sociale përmirësojnë lidhshmërinë duke siguruar audienca të gjera dhe të ndryshme.

Kontrolli:

Aftësia e konsumatorëve për të rregulluar informacionin që shikojnë, frekuencën dhe rradhën e ekspozimit. Internet është një medium tërheqës (pull – marketing) sepse përdoruesit kontrollojnë informacionin që ata shikojnë. Fuqia më e madhe ndodhet në duart e konsumatorëve.

Amantia Kullolli

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0