Pse shprehja "njerëzit e suksesshëm zgjohen në 4 të mëngjesit" nuk rezulton plotësisht e vërtetë? - Business Magazine Albania

Pse shprehja “njerëzit e suksesshëm zgjohen në 4 të mëngjesit” nuk rezulton plotësisht e vërtetë?

Kur kemi qenë fëmijë na zgjonin çdo mëngjes herët që në 5 të mëngjesit për t’u përgatitur për shkollë. Dhe më vonë, shoqëria na rrënjosi përkufizimin se njerëzit e suksesshëm janë ata që zgjohen në orën 4 të mëngjesit.

Drejtori i Përgjithshëm i Apple, Tim Cook e fillon ditën e tij në 3:45 të mëngjesit. Autori më i shitur Dan Brown thotë se zgjohet në 4 të mëngjesit me një smoothie dhe një filxhan kafe. Ndërsa Michelle Gass, CEO e dyqaneve të Kohl, e ka vendosur alarmin e saj çdo ditë në orën 4:30 të mëngjesit për ta filluar ditën e saj duke bërë vrap.

Të gjithë këta shembuj sugjerojnë që fillimi i ditës kaq herët është një zakon i shumë prej njerëzve më të suksesshëm në botë.

Inc.com hulumtoi për këtë gjë kur publikuan artikullin e tyre, “5 Ritualet e mëngjesit për të rritur produktivitetin tuaj”.

Ata duhet të kenë pritur një përgjigje tjetër.

Autorja Bestselling JK Rowling (e cila ndodh të jetë një nga personat më të suksesshëm) është totalisht kundër këtij gjykimi.

A duhet të jesh një person që ngrihet herët për të qenë i suksesshëm?

Duket që shumë njerëz e kanë pikën e tyre të fortë zgjimin herët, por në realitet nuk janë të gjithë kështu. Dhe nuk ka pse të jetë.

Psikologu organizativ Adam Grant e përmbledh këtë në mënyrë të përkryer.

“Njerëzit më të suksesshëm në botë nuk shqetësohen për orën në të cilën zgjohen të tjerët. Ata zgjohen dhe punojnë në orarin që funksionon për ta.”

Ajo që mund të funksionojë më mirë për personat që ngrihen herët nuk mund të funksionojë mirë për ju. Sepse ora në të cilën filloni ditën tuaj nuk ka asnjë lidhje me nivelin tuaj të suksesit.

Çdo gjë ka të bëjë me atë që keni arritur dhe si e keni arritur – nuk do të bëjë ndonjë ndryshim nëse e bëni atë për një orë apo dy orë më herët ose më vonë.

Të zgjohesh herët nuk ka asnjë lidhje me suksesin

Si zgjoheni ka rëndësi jo sa herët zgjoheni. Sepse mënyra se si ndiheni dhe si e filloni mëngjesin tuaj, vendos për pjesën tjetër të ditës tuaj.

Po sikur të zgjidhni të zgjoheni në orën 10 të mëngjesit? A do të thotë kjo se do të humbni shansin tuaj për t’u bërë miliarder?

Të gjithë këta artikuj, video dhe libra që mbrojnë efektin e të zgjuarit herët dhe se si kjo rrit produktivitetin tuaj humbet pikë në një fushë të rëndësishme:

Produktiviteti dhe nivelet e energjisë nuk arrijnë kulmin në mëngjes për të gjithë personat.

Madje shumë nga njerëzit më të suksesshëm në botë zgjohen pak më vonë se zakonisht.

  • Elon Musk, themeluesi i Tesla dhe SpaceX, shkon në shtrat në orën 1 të mëngjesit dhe zgjohet në orën që ai dëshiron.
  • Alarmi për themeluesin dhe CEOn e Facebook, Mark Zuckerberg bie në 8:30 të mëngjesit.
  • Ish-kryeministri anglez Winston Churchill nuk ngrihej nga shtrati deri në orën 11 të mëngjesit.
  • Alexis Ohanian, themeluesi i Reddit, fle rreth orës 2 të mëngjesit dhe “përpiqet” të zgjohet nga ora 10 e mëngjesit.

Cila është më e mirë? Të jeni një person që zgjoheni herët apo një person që flini vonë? Le të shohim se çfarë thotë shkenca.

Shkenca pajtohet që të gjithë ne kemi ritme të ndryshme cirkiane që përcaktojnë ciklet tona zgjuar-gjumë. Këto ritme madje mund të ndikohen nga gjenetika.

Për një ndryshim, le të flasim për atë se si personat që flenë vonë mund të jenë të suskesshëm gjithashtu.

Ekzistojnë gjithashtu disa studime që eksplorojnë përfitimet pozitive e të qenit një person që fle vonë. Ja çfarë zbuloi shkenca.

  1. Personat që flenë vonë janë më të zgjuar

Kur Satoshi Kanazawa intervistoi një grup të madh të të rinjve amerikanë, ai zbuloi se sa më e lartë ishte IQ e tyre, aq më vonë ata kishin prirje të flinin.

  1. Personat që flenë vonë janë më të pasur

Ky studim interesant në Mbretërinë e Bashkuar u krye në një përpjekje për të përcaktuar nëse është e vërtetë që “herët në shtrat dhe herët për t’u ngritur e bën një njeri të shëndetshëm, të pasur dhe të mençur”.

Nga 1229 personat që morën pjesë, 26% ishin persona që flinin vonë në krahasim me 29% që zgjoheshin herët.

Mjaft interesant ishte fakti që ata zbuluan se thënia nuk ishte plotësisht e vërtetë.

“Nuk kishte asnjë indikacion që personat, të cilët zgjodheshin herët ishin më të pasur. Përkundrazi, ata që flinin vonë kishin të ardhurat mesatare më të mëdha dhe kishin më shumë të ngjarë të zotëronin një makinë. ”

Lexo edhe:Reflektim mbi demotivimin e punonjësve në kohët e sotme

  1. Ata janë më kreativë

JK Rowling padyshim është një person që fle vonë dhe nuk mund ta mohosh që ajo është krijuese. Pra, nuk është e pabesueshme që personat që flenë vonë të jenë më kreative sesa ata që zgjohen herët.

Sipas një studimi tjetër të botuar nga Universiteti Katolik Sacred Heart, midis atyre që ngriheshin në mëngjes, rrinin natën dhe në ata që ishin në një alternativë të ndërmjetme, përsonat që flinin vonë kishin rezultatet më të larta në testet krijuese.

Në fund të fundit, çfarë do të thotë e gjithë kjo?

E thjeshtë: ora nuk ka rëndësi aq shumë sa rutina juaj.

Ajo që ju duhet, është të njihni kulmin e krijimtarisë tuaj dhe të planifikoni rutinën tuaj rreth kësaj.

Sepse nuk keni pse të zgjoheni në orën 4 të mëngjesit, kur punoni më mirë natën vonë?

Është e panevojshme të detyroni veten të zgjoheni herët dhe të punoni përmes orëve joproduktive kur mund ta shfrytëzoni atë kohë për të pushuar. Të bëni gjumë më të mirë është më e rëndësishme sesa të filloni ditën në mënyrë gabuar.

Jo vetëm që trupi juaj do të vuajë, por edhe puna juaj do ta pësojë. Pra, bëni atë që është më e mira për ju.

ideapod

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0