Pse shkrimtarët janë të prirur pas temave të epidemive

Pse shkrimtarët janë të prirur pas temave të epidemive


Trilogjia e shkrimtares kanadeze Margaret Atwood, “MaddAddam”, “Ferri” i Dan Brown, trilogjia e Louise Welsh “Plague Times”, romani thriller më i shitur i Terry Hayes “I Am Pilgrim”, apo dhe seriali britanik televiziv “Utopia”, mbushur me histori për pandemitë (të rënda apo në rrezik shpërthimi) mbeten vazhdimisht të kërkuara prej audiencave, dhe për shkak se janë në gjendje të parashikojnë se çfarë do ndodhë në të ardhmen.

Lexo: Foto të qyteteve të shkretuara në tërë globin si pasojë e Covid-19

Ndërkohë që vepra të tilla artistike nuk kanë thuaj ndonjë ndryshim prej njëra- tjetrës përveç kohës kur ato zhvillohen, tematika e tyre, pra e sëmundjeve infektive prej kohësh ka tërhequr shumë shkrimtarë të shquar.

Më poshtë ju do të njiheni me 10 librat, që tematikë kanë epidemitë:

  1. Giovanni Boccaccio, The Decameron (1353)

Dhjetë fjorentinas largohen prej qytetit të tyre i goditur tashmë prej Vdekjes së Zezë. Ata arratisen drejt kodrave dhe së bashku rrëfejnë plot 100 histori nën kornizën e një koleksioni tregimesh; një rol kyc pati ky libër më pas tek një tjetër botim disa vite më vonë, The Canterbury Tales, me autor, babain e letërsisë angleze Geoffrey Chaucer.

 

2. Daniel Defoe, A Journal of the Plague Year (1722)

Një roman që rrëfen përvojën e një njeriu gjatë murtajës bubonike, që përfshiu Londrën në vitin 1665, por duke përdorur një detaj: një elitë të pasur për të stimuluar ngjarjet. Romanet e tjera, që përmbajnë plagë të shekullit të 17-të përfshijnë “Restoration” e Rose Tremain, “Year of Wonders” i Geraldine Brooks dhe romani klasik italian “I promessi sposi” i Alessandro Manzoni.

Lexo: BE mobilizon një paketë prej 410 milionë euro për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria përfiton 50.7 milionë euro

 

3. Mary Shelley, The Last Man (1826)

Ky është një thriller -shkencor. Romani rrëfen për një botë të re e cila është ringritur pas një murtaje të madhe. Romani u kritikua ashpër në atë kohë dhe mbeti i panjohur, duke u eklipsuar prej veprave të tjera më të njohura të autores, deri në një ringjallje studimore të saj në vitet 1960. Në roman përshkruhen portrete gjysëm-biografike të figurave romantike në rrethin shoqëror të Shelley, veçanërisht bashkëshortin e saj, Percy Bysshe Shelley si dhe Lord Byronin.

 

4. Edgar Allan Poe, “The Masque of the Red Death” (1842)

Në përrallën gotike të Poe, një abat ka qëllim të mbrojë një princ dhe të ftuarit e tij në një darkë ndaj murtajës, kësaj sëmundje vdekjeprurëse. Por një figurë misterioze, nën një mantel të përgjakur, viktimë e kësaj epidemie, ndoshta dhe mishërimi i saj godet papritur parinë dhe u jep atyre ndëshkimin për një jetë të cilën nuk e meritonin. Është parë vazhdimisht si një histori profetike në lidhje me “super të pasurit e kohës”, mjeshtrit e Wall Street-it.

Lexo: Europa merr frymë nga ajri i pastër, në këtë kohë pandemie

 

5. Albert Camus, The Plague (1947)

Shpërthimi i kolerës gjatë shekullit të 19-të ishte modeli më i mundshëm për një roman të ri të Camus. Ndërsa ai përshkruan sëmundjen që preku Oranin, subjekti është vlerësuar si shëmbëlltyra e solidaritetit njerëzor përballë një universi absurd. Romani shërbeu ndër të tjera edhe si një alegori mbi okupimit nazist të Francës.

 

6. Michael Crichton, The Andromeda Strain (1969)

Shkencëtarët amerikanë po luftojnë të frenojnë ardhjen e një organizmi vdekjeprurës në planetin Tokë prej një sateliti ushtarak. Është konstatuar se virusi me emrin ‘Andromeda’ i vret të gjithë në qytetin e Arizonës, ndërsa sateliti ulet. Romani dramatik i Crichton shkaktoi një bum shpërthyes në shkencë e teknologji.

Lexo: Rezilienca: Aftësia ripërtëritëse që na ngre pas çdo vështirësie

 

7. Stephen King, The Stand (1978)

Një premisë të ngjashme me atë të filmit të Crichton, sërish ushtria amerikane fajësohet. Këtë herë duke lejuar një shpërndarje të virusit të krijuar për përdorim të mundshëm, si armë biologjike. Një roman distopik megjithëse shfrytëzohet nga kinemaja, si një film artistik. Vetëm 1% e popullsisë së botës mbijeton, pasi një njeri bart virusin që vjen nga një bazë ushtarake.

 

8. Richard Preston, The Hot Zone (1994)

Është konsideruar si një libër jo fiction, por që mbështetet thellë në teknikat thriller. Një hibrid thujase i ngjashëm me atë të D. Defoe. Është konsideruar “tmerrues”, ndërsa një grup hetimor merret me incidente fatale ose gati fatale, që përfshijnë viruse vdekjeprurëse si Sida dhe Ebola, përfshirë zbulimin e një mutacioni të një virusi më të fundit zhvilluar në një laborator në Virginia. Ebola është konsideruar gjithashtu si një armë biologjike të cilën Irani e përdor kur sulmon armiqtë e tij rajonal.

Lexo: Sipërmarrësi dhuron maska për personelin mjeksor

 

9. Jose Saramago, Blindness (1995)

Romani që ka fituar çmimin Nobel i autorit portugez, paraqet një epidemi gati universale të verbërisë që prek një qytet të panjohur. Ashtu si Murtaja e Camus, romani kërkon lexime metaforike dhe në qendër të tij është një doktor; megjithëse edhe gruaja e tij është një personazh po aq e spikatur.

 

10. Jim Crace, The Pesthouse (2007)

Jim  Crace imagjinon një Amerikë të mjegulluar me plagë në një epokë të errët, jo specifike, tokë pjellore për bandat e egërta, pastruesit dhe sektet e shkatërruara të mijëvjeçarit. Se është menduar si një alegori e SHBA-ve të sotme e cila nuk mund të përjashtohet.

Lexo: OBSH: Qëndroni të shëndetshëm në shtëpi

Burimi: The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0