OBSH: Qëndroni të shëndetshëm në shtëpi

OBSH: Qëndroni të shëndetshëm në shtëpi


Organizata Botërore e Shëndetësisë në këtë kohë pandemie ka këshilluar vazhdimisht njerëzit që janë në vetëkarantinim, personat e prekur nga Covid-19, të moshuarit, gratë shtatzana, fëmijët.

Lexo: Europa merr frymë nga ajri i pastër, në këtë kohë pandemie

Në disa postime në Facebook, OBSH na udhëzon sesi të qëndrojmë të shëndetshëm në shtëpi:

  • Ushtrimet e aktivitetit fizik, që mund t’i gjeni në internet janë një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar aktiv, ndërsa jeni në karantinë.
  • Gjeni kohën për t’u relaksuar, duke marrë në konsideratë meditimin, frymëmarrjen e thellë dhe teknikat e tjera të relaksimit për të reduktuar stresin.
  • Nëse jeni duke punuar nga shtëpia, përpiquni të bëni pushime dhe të lëvizni çdo 30 minuta. Gjatë kësaj kohe ju mund të: ngjisni dhe zbrisni shkallët, kryeni disa ushtrime të tipit stretching, kërceni me muzikë për disa minuta, kontrolloni burimet online për t’u njohur me ide të reja.
  • Kujdesuni që të përshtatni tavolinën tuaj të punës, duke përdorur një tavolinë të lartë ose duke vendosur librat një mbi një. Ju mund ta ndërprisni qëndrimin ulur dhe të ngriheni në këmbë teksa punoni në kompjuter ose telefon, apo teksa shikoni edhe televizor.
  • Është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar! Shmangni pirjen me tepri të: kafes së fortë, çajit të fortë, pijeve me sheqer dhe pijeve energjike.
  • Shmangni duhanpirjen, pasi ju dëmton mushkëritë dhe ju bënë më të cënueshëm ndaj Covid-19.
  • Pirja e alkolit nuk ju mbron nga Covid-19. Konsumi i shpeshtë apo me tepri mund të rrisë rrezikun për probleme shëndetësore.

Lexo: Foto të qyteteve të shkretuara në tërë globin si pasojë e Covid-19

Këto udhëzime u drejtohen njerëzve të cilët janë vetëkarantinuar, janë pa simptoma apo diagnozë të sëmundjeve akute respiratore dhe nuk duhet të zëvëndësojnë këshillat mjekësore në rast të ndonjë komplikacioni shëndetësor.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0