Pse kompania ChatGPT e shkarkoi njeriun që e themeloi vetë atë? - Business Magazine Albania

Pse kompania ChatGPT e shkarkoi njeriun që e themeloi vetë atë?

Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, është shkarkuar pasi ka gënjyer bordin e drejtorëve të kompanisë.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se ky vendim është rezultat i një debati të gjatë të bordit drejtues, por pika e fundit ka qenë se bordi nuk ka më besim tek ai, raporton theguardian.

“Përfundimi i punës së Altmanit pason një proces shqyrtimi nga bordi, i cili arriti në përfundimin se ai nuk ka qenë vazhdimisht i sinqertë në komunikimet me bordin, duke shmangur përgjegjësitë e tij. Bordi nuk ka më besim në aftësitë e tij për të vazhduar të udhëheq OpenAI”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe: Mira Murati CEO e përkohshme tek OpenAI?

Altman u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm në botën e inteligjencës artificiale pasi kompania publikoi ChatGPT në nëntor të vitit 2022 – një chatbot gjenerues që ka grumbulluar më shumë se 100 milionë përdorues në më pak se një vit.

Ndryshe, shqiptarja Mira Murati, CTO e OpenAI, do të bëhet CEO e përkohshme në vend të tij. Murati ka qenë pjesë e udhëheqjes së kompanisë me bazë në San Francisco për pesë vjet.

Greg Brockman do të largohet nga roli si kryetar i bordit, por do të mbajë pozicionin tjetër si president i OpenAI.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0