Pse e ndryshoi formën e çokollatave kompania Toblerone? - Business Magazine Albania

Pse e ndryshoi formën e çokollatave kompania Toblerone?


Toblerone është reduktuar dhe fansat e tij janë zemëruar keq.

Çokollata Toblerone, që është pronë e Mondelez International Inc., ka reduktuar peshën e saj në Mbretërinë e Bashkuar me 10%, nga 170 gramë në 150 gramë. Me dizanjin e ri, ka një hapësirë të dallueshme midis majave “të famshme” të çokollatës.

Ky ndryshim pason një ridizenjim të ri të Toblerone në të gjithë botën, i cili ka zvogëluar masën e shufrave të çokollatës nga 400 në 360 gramë.

Kompania thotë se ka qenë e detyruar për ta bërë këtë reduktim (i cili do të ketë përsëri të njëjtin çmim) për të zvogëluar shpenzimet.

“Njësoj si shumë kompani të tjera, ne po përjetojmë shpenzime të shumta për shumë përbërës. Për t’i mbuluar këto shpenzime, por njëkohësisht për t’u siguruar që Toblerone do të vazhojë të jetë më i preferuar në treg, ne e kishim të nevojshëm reduktimin e masës së çokollatës me vetëm dy shufra për Mbretërinë e Bashkuar,” ka shkruar në Facebook kompania e çokollatës në Tetor.

Klientët e Toblerone janë të xhindosur nga ky ndryshim dhe kjo ka qenë e dukshme në ankesat e shumta të bëra në rrjetet sociale.

“Nëse keni shpirt, ju lutem riktheni përsëri Toblerone-n e vjetër.” shkruhej në një koment në Facebook-un e Toblerone.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0