Pse duhet ta kthejmë çajin në stil jetese? - Business Magazine Albania

Pse duhet ta kthejmë çajin në stil jetese?

Yellow.fit është një markë çajrash premium që operon në industrinë e bukurisë dhe mirëqenies. Të jetuarit shëndetshëm dhe të lumtur mes gjeneratash është misioni i tyre, duke ofruar çajra inovativ për detoksifikim, çajra për energji, çajra për relaks, forcim imuniteti dhe ngadalësim të plakjes. Secili nga produktet është formuluar nga ekspertët më të mirë të fushës në Gjermani, duke i dhënë përparësi shijes së veçantë, purifikimit dhe mbajtjes së një trupi të bukur. Përveç çajrave, ofrohen dhe aksesorë shumë funksional dhe me dizajn për të përgatitur dhe marrë kudo me vetë çajin. Rudin Beka nga Yellow.fit vjen në një intervistë për Business Magazine me fokus përfitimet që një profesionist apo njeri aktiv ka prej çajrave bio.

Cilët janë klientët tuaj? Si do e përshkruanit klientin tipik?

Kategoria e klientëve tanë është e gjerë, duke u nisur nga të rinjtë që konsumojnë çajra që nuk përmbajnë kafeinë e deri në moshat e treta. Pjesa kryesore janë klientë që pëlqejnë jetën e shëndetshme dhe investojnë për një trup të bukur. Por, nuk mungojnë dhe klientët që e përdorin çajin thjesht për kënaqësi dhe hidratim. Një klient tipik mund të jetë një profesionist, që kalon pjesën më të madhe të ditës në punë dhe që investon për një trup dhe organizëm të shëndetshëm, që pëlqen dizajnin dhe nuk heziton të provojë eksperienca të reja.

Keni paketa të përshtatura për nevoja të ndryshme që mund të kenë klientët tuaj?

Ajo që na diferencon është fakti që konsumatori përzgjedh produktin duke u nisur nga benefiti dhe jo thjesht nga shija siç është pjesa më e madhe e tregut të çajrave. Nëse klienti ka nevojë të zëvendësojë kafen kemi çajin e energjisë, e njëjta gjë nëse klienti kërkon të largojë stresin dhe lodhjen e dites, kemi çajin e relaksit. Gamës së nevojave i shtohen dhe çajrat për detoksifikim dhe pastrim organizmi; çajrat për krijimin e efektit të ngopjes; çajrat për rritje imuniteti apo çajrat për një trup të bukur.

Si e kanë marrëdhënien me çajrat shqiptarët?

Pjesa më e madhe akoma kanë në mendje idenë që çaji pihet kur je sëmurë, dhe kjo është ajo kthesë që na motivoi ne të fillonim me yellow.fit, për ti dhënë konsumartorit një eksperiencë tjetër me çajrat. Kategoria e klientëve që kërkojnë çajra të shëndetshme sa vjen dhe rritet. Ata janë shumë të interesuar të kuptojnë që ekzistojnë çajra që kanë kafeine dhe që mund të zëvendesojnë kafen. Gjithashtu është rritur kërkesa për çajra që ndihmojnë në rritjen e imunitetit dhe pastrimin e organizmit. Nga ana tjetër, sot njerëzit kërkojnë të duken të rinj dhe pëlqejnë të bukurën. Dëshira për t’u ushqyer mirë sa vjen dhe rritet. Çajrat yellow.fit pihen pa sheqer dhe janë me shumë shije të ndryshme. Mospërdorimi i sheqerit ndikon ndjeshëm për të rritur ndërgjegjësimin për një trup të shëndetshëm. Është interesante të kuptosh që shumë nga baret në Shqipëri e nënvlerësojnë shërbimin e çajit dhe përzgjedhjen e produktit. Në këtë aspekt ne po punojmë dhe shpejt do vijmë me një projekt të ri me një linjë çajrash për bare.

Çfarë gabimesh bëjnë shqiptarët ne dietat e tyre të përditshme dhe në nevojat për kafeinë, detoksifikim apo hidratim?

Për fat të keq tregu është i mbushur me produkte jo cilësore dhe mungon informacioni i duhur. Gabimi më i madh është blerja e çajrave që përmbajnë bimën Sena dhe produkte laksative, duke ndikuar negativisht në humbjen e lëngjeve të nevojshme të trupit dhe shkaktim diarreje, kjo duke menduar që ndikon mirë në dobësim. Yellow.fit, nga ana tjetër, ofron produkte që nuk përmbajnë Sena dhe procesi i dobësimit ndalet më shumë në efektin e ngopjes dhe nxitjes së metabolizimit që të jep çaji, dhe jo në efekte anësore si pjesa më e madhe e produkteve të tregut.

Nga ana tjetër, shqiptarët hidratohen më pak në krahasim me vendet e tjera dhe përdorin kafen më shumë se duhet, kur dihet se ajo ndikon në dehidratim. Prandaj, duhet që të rritet ndërgjegjësimi për uljen e përdorimit të kafes dhe nevojës që kemi për detoksifikim apo pastrim organizmi. Kjo e fundit është shumë e nevojshme për uljen e stresit dhe zvogelimin e mundësisë së krijimit të sëmundjeve të ndryshme.

Çfarë i sugjeroni një klienti që e ka punën 8 orarëshe para kompjuterit dhe lëviz pak gjatë ditës?

Jeta moderne dhe dinamike që mbizotëron sot, po na mban më shumë të fokusuar tek puna dhe objektivat e karrierës dhe më pak në kujdesin për shëndetin. Gjithashtu, duhet të kuptojmë dhe faktin që jeta e shëndetshme sot është më shumë se sa palestra pas punës. Ajo lidhet me nivelin e stresit që marrim, ushqimin që konsumojmë, orët e gjumit, jetën sociale, aktivitetin fizik, sasinë e lëngjeve që konsumojmë dhe impaktin mjedisor që kemi. Për personat që kalojnë një pjesë të mirë të ditës në punë, hidratimi i vazhdueshem është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për organizmin, por dhe për lëkurën dhe fokusin e të menduarit. Prandaj kemi krijuar çajrat që kanë shumë shije dhe që mund të konsumohen në orare të ndryshme. Kemi çajin e paradites, të mbasdites dhe çajra që rekomandojmë për darkën mbas orarit të punës. Aksesori termus ose shishe me filtrin e integruar është një nga më të kërkuarit sepse është shumë praktik për ta marrë me vete në pune duke ndihmuar që personi të qëndrojë gjithmonë i hidratuar.

Cilat janë përfitimet që ka një klient i juaji?

Ne kalojmë shumë kohë duke diskutuar  online me klientët mbi përfitimet që sjell konsumimi i çajit. Kryesorja që ne po mundohemi te promovojmë, është që çaji të kthehet në stil jetese dhe jo thjesht ta perdorin një herë në vit. Gama e çajrave qe ne kemi është e gjerë. Të gjithë çajrat BIO janë përzierje e më shumë se tetë ingredientëve të ndryshëm si lule, bimë, rrënjë, fruta apo erëza të shumëllojshme. Ato janë plot me antioksiduesë që ndijmojnë në disa aspekte si ulja e nivelit të ndotjes në organizëm, rritja e elasticitetit të lëkurës, rritja e energjisë apo forcimi i imunitetit. Kategoria e çajrave të dobësimit ndikon në uljen në peshë, ndërsa çaji i relaksit, që ka për bazë bimën Roibos, ndihmon në uljen e stresit toksik dhe përmirësimin e gjumit. Përftitimi tjetër kryesor është që çajrat tonë konsumohen pa sheqer, dhe janë me shume shije. Aroma është një tjetër element që e bën produktin e dëshiruar dhe ne jemi përpjekur që të përdorim përbërësit më natyral për të krijuar jo thjesht një çaj por një produkt inovativ që pëlqehet dhe konsumohet gjatë gjithë ditës.

Si mund të bëhet dikush klienti i juaji?

Mbas më shumë se dy viteve te sukseshme online, kemi krijuar një rrjet me më shume se 3,200 klientë dhe kemi shërbyer më shumë se 310,000 filxhanë çaj. Për konsumatorin në shtëpi, produkti mund të porositet online në web-in tonë ose duke komunikuar direkt në instagram ku kemi dhe mundësi të shpjegojmë produktet dhe t’i dorëzojmë me postë falas në adresën e dëshiruar. Shumë shpejt do dalim dhe me linjën e çajrave për tregun e bareve dhe restoranteve për t`a sjellë atë edhe me afër konsumatorit. Po krijojmë një menu të veçantë çajrash, ndryshe nga tregu aktual, ku klienti do ketë mundësinë të zgjedhë produktin jo thjesht nga shija, por nga benefiti që ai merr: si çajra për detoks, energji, relaks apo imunitet. Të gjitha mund të konsumohen pa sheqer dhe mendojmë që do të jetë një risi që do mirëpritet nga i gjithë tregu i bareve në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0