Pse dhimbjet e kokës vijnë gjithmonë në të njëjtën kohë? - Business Magazine Albania

Pse dhimbjet e kokës vijnë gjithmonë në të njëjtën kohë?

Pse dhimbjet e kokës vijnë gjithmonë në të njëjtën kohë?

Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore Neurology, ka të ngjarë që dhimbja e kokës kthehet gjithmonë në të njëjtën orë. Mesa duket ka një lidhje të fortë midis llojeve të dhimbjes së kokës (migrenë dhe dhimbje koke grupore) dhe ritmeve cirkadiane, “ora jonë e brendshme” e përhapur në një cikël 24-orësh. Dhimbja e kokës grupore është një formë shumë intensive, e lokalizuar e dhimbjes së kokës që manifestohet në sulme zakonisht të shkurtra, por të rregullta, të përsëritura gjatë një periudhe prej 1 deri në 3 muaj, e ndjekur nga një fazë asimptomatike.

Migrena është forma më e zakonshme e dhimbjes së kokës, ajo që fillon në pjesën e përparme ose anësore të kokës dhe përhapet, e shoqëruar me të përziera, ndjeshmëri ndaj dritave dhe tingujve.

Dhimbja e kokës grupore u zbulua se ndiqte një ritëm të qëndrueshëm cirkadian në 71% të pacientëve.

Sulmet zakonisht arritën kulmin vonë natën ose në orët e para të mëngjesit, duke u intensifikuar më shumë në pranverë dhe vjeshtë.

Kjo lloj dhimbje koke gjithashtu duket të jetë e lidhur me dy gjene të rëndësishme cirkadian, dhe pesë nga nëntë gjenet që rrisin gjasat për të vuajtur nga dhimbje koke grupore. Ata që preken nga ky çrregullim gjithashtu kanë nivele më të larta të kortizolit dhe nivele më të ulëta të melatoninës.
lexo: CEO-t më të këqij në histori – Ja gabimet dhe dëmtimet financiare që i bënë kompanive të tyre

Sa i përket migrenës, sulmet ndjekin ritmet cirkadiane në gjysmën e pacientëve. Kohët dukeshin më pak të rregullta dhe më të përhapura gjatë ditës, por ka një moment të natës kur episodet janë më të rralla. Migrena shoqërohet gjithashtu me dy gjene të rëndësishëm që rregullojnë ritmet cirkadiane dhe 110 nga 168 gjenet e lidhura me migrenën shprehen sipas orës së brendshme të trupit.

Të sëmurët nga migrena kanë nivele më të ulëta të melatoninës në urinë se normalja, veçanërisht gjatë sulmeve. Gjetjet hapin mundësinë e përdorimit të trajtimeve për të rregulluar ritmet cirkadiane për të trajtuar dhimbjet e përsëritura të kokës, ose për të bërë rregullime të thjeshta në terapi, siç është marrja e ilaçeve në periudha të caktuara të ditës. focus

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0