Pse Britania e Madhe duhet të qëndrojë në BE, sipas Richard Branson? - Business Magazine Albania

Pse Britania e Madhe duhet të qëndrojë në BE, sipas Richard Branson?


Gjatë 5 dekadave të kaluara, unë kam lançuar shumë biznese dhe Virgin Group tani ka pothuajse 50,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe pse kam jetuar në Ishujt Britanikë ‘Virgin’ për ca kohë tashmë, asnjëherë nuk kam rreshtur së dashuri me pasion Mbretërinë e Bashkuar dhe njerëzit e saj fantastikë. Si një sipërmarrës, kam mësuar 2-3 gjëra rreth riskut, dhe largimi nga Bashkimi Europian nuk është një nga risqet që unë do të doja që Britania e Madhe të ndërmerrte, nuk do doja si një investitor, si një sipërmarrës dhe me siguri as si baba e gjysh.

Bashkimi Evropian ka sjellë të mira të shumta për Britaninë e Madhe, ekonominë e saj dhe popullin e saj. Deri në 3 milionë vende pune në Britani janë të lidhura me pjesëmarrjen e Britanisë së Madhe në tregun më të madh të vetëm të botës. Është një treg i më shumë se 500 milionë konsumatorëve, duke ofruar mundësi të pashembullta për investimet dhe tregtinë ndërsa garanton hapje, transparencë dhe siguri. Partnerët e Bashkimit Europian blejnë 44% të eksporteve britanike; më shumë se 300,000 bzinese britanike operojnë në vendet e tjera të BE-së; dhe BE-ja mundëson mbështetje të jashtëzakonshme për mijëra startupe çdo vit. Më duhet ende të dëgjoj ndonjë arsye bindëse se përse BM duhet të heqë dorë prej kësaj.

Kam arsye të tjera, më personale sepse Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë. Për fillestarët, një nga arritjet më të mëdhaja të BE-së është se i ka mbajtur pjesëtarët e saj jashtë ndonjë konflikti në Europë. Unë përfaqësoj gjeneratën e parë të familjes sime e cila nuk shkoi në luftëra në Europë. Babai im Ted luftoi në Afrikën e Veriut, Itali dhe Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjyshi im i mbijetoi tmerreve të transheve të Luftës së Parë Botërore. Për shekuj, pothuaj çdo gjeneratë ishte në luftë me një komb tjetër europian.

Por nga gjakderdhja dhe shkatërrimi i Luftës së Dytë Botërore lindi një vizion i ri i një partneriteti paqësor midis kombeve të Europës të ndërtuara mbi hapjen dhe bashkëpunimin ekonomik. Madje edhe Uinston Çërçill bëri thirrje për një “Bashkim të Shteteve të Europës”, ku miliona njerëz “do të kishin mundësi të rifitonin gëzimin dhe shpresat për të cilat ia vlente ta jetosh këtë jetë”. Sikur edhe njëherë tё vetme nuk ka pasur të shtëna midis ushtrive të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Në fakt, në 2012-n, Bashkimi Europian mori çmimin Nobel për përparime në kauzën e paqes, të pajtimit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Si një pjesëtare e Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar është më mirë ekonomikisht. Mund të tregtojë pa barriera apo taksa. Qytetarët britanikë mund të jetojnë, mësojnë dhe punojnë kudo që duan në Bashkimin Evropian. Dhe çfarëdolloj kërcënimi global që përballet me qytetarët britanikë, të rinj e të vjetër, si ndryshimet klimatike, krizat financiare ose konfliktet, adresohen më mirë efektivisht. Bashkimi Evropian e ka bërë Europën dhe Mbretërinë e Bashkuar më të fortë. Nëse je dakord me mua, ju nxis të votoni të qëndroni.

 

/Marrë nga profili në LinkedIn i Richard Branson

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0