Provoni ta rrisni besimin tuaj me këto këshilla - Business Magazine Albania

Provoni ta rrisni besimin tuaj me këto këshilla

Profesor Keating, i luajtur nga i ndjeri Robin Williams, në filmin “Shoqëria e poetëve të vdekur”, u thotë studentëve të tij: “Shumë burra bëjnë një jetë dëshpërimisht të qetë: mos e dorëzoni veten ndaj kësaj, rebelohuni, mos e mbytni veten në dembelizmin mendor, shikoni përreth jush.

Guxoni të ndryshoni, kërkoni shtigje të reja.” Dhe për të guxuar, për të shtyrë veten përtej kufijve tanë, duhet të kemi besim në jetë: sepse vetëm ajo, si perëndeshë e mundësive, e di saktësisht se çfarë të bëjë, në kohën e duhur për ne, për të na bërë të rikthehemi në të qenët ata që në të vërtetë jemi.

 

A ju duket shumë kjo? Nuk është kështu: vetëm mendoni për fjalët e antropologut izraelit Yuval Noah Harari, i cili shpjegoi (në veprën Sapiens. Nga kafshët te perënditë. Një histori e shkurtër e njerëzimit) se si besimi ishte arma e suksesshme që lejoi zhvillimin tonë dhe zgjerim në krahasim me speciet e tjera tokësore.

Prandaj besimi ka qenë i pranishëm tek ne që nga origjina jonë. Është një ndjenjë që ka një natyrë të dyfishtë: nga njëra anë mund të na trembë dhe të na vërë në vështirësi, si frika nga ajo që nuk dimë ose hezitimi që kemi nëse duhet t’i besojmë ose jo një personi; nga ana tjetër është e nevojshme për evolucionin tonë, është ai që na hap sytë ndaj botës, gurthemeli mbi të cilin ndërtojmë marrëdhëniet tona, guximi dhe vendosmëria thelbësore për t’u rritur dhe për të përqafuar fatin tonë.

Këshilla për të rifituar vetëbesimin

Ndjenja e mosbesimit shoqërohet shpesh me zhgënjimin e të mos ndierit “mjaft” apo “të paaftë” krahasuar me një model që ne besojmë se është ideal për ne dhe në realitet i pamundur për t’u arritur. Kjo na bën të kërkojmë vazhdimisht zgjidhje dhe të përpiqemi të kuptojmë se cila është formula magjike për të përmirësuar veten dhe për të zbutur ato qoshe që nuk na bëjnë “fitues”. Nuk është kështu. Për të rifituar sigurinë dhe vetëbesimin, nuk duhet të bëjmë “asgjë”: të perceptojmë mosbesimin dhe besimin tonë në jetë që mund të na çojë drejt përmbushjes. Ndiq natyrën tënde pa ndërhyrë dhe lëri gjërat ashtu siç janë, si pemët, të cilat, pavarësisht se ngrica ua than degët, e dinë se thellë poshtë tashmë mbijnë dhe presin që pranvera të lulëzojë.

Lexo edhe: Dhjetë gjërat që njerëzit e suksesshëm (dhe që janë vërtetë të lumtur) i bëjnë ndryshe

Duajini kontradiktat tuaja

Marie Louise Von Franz, psikoterapistja dhe studentja e madhe e Jung-ut, deklaroi: “Aty ku gjendet perla, është edhe dragoi dhe anasjelltas; nuk e takon kurrë njërën pa tjetrën.” Në secilin prej nesh ekziston një anë e errët që ne racionalisht e dënojmë ose e konsiderojmë të gabuar shoqërore, atë pjesë të karakterit tonë që nuk na pëlqen, që do të donim ta përmirësonim sepse është shkaku i dukshëm i dështimit (dhe dhimbjes) tonë. Në realitet, është vetëm duke pranuar dhe njohur diversitetin tonë dhe faktin e të qenët Dielli dhe Hëna së bashku që ne mund të evoluojmë dhe të kemi vetëdije për atë që jemi. Nëse vazhdojmë të kritikojmë veten, do të ndihemi gjithnjë e më të zhgënjyer dhe të pakënaqur.

Rizbuloni talentet tuaja

Humbja e besimit do të thotë të mos besosh më në aftësitë e tua, të mos kesh më një qëllim në jetë. Sa herë që ndiejmë mosbesimin në rritje brenda nesh, le të mos e largojmë atë, le ta mbajmë atë, ta perceptojmë dhe ta marrim parasysh, si diçka intime dhe e ndarë nga ajo që ndodh jashtë, e populluar me besime dhe modele mashtruese. Vetëm duke mësuar të shikojmë brenda vetes, ne do t’i rikthehemi besimit në vetvete dhe do të jemi në gjendje të shfrytëzojmë mundësitë që na ofron fati.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0