Program i ri “Investo në tokën tande” për turizmin malor - Business Magazine Albania

Program i ri “Investo në tokën tande” për turizmin malor

“Investo në tokën tande” është programi më i ri i qeverisë për zhvillimin e turizmit malor. Ai synon të rikthejë emigrantët për të investuar në tokën tyre, falë lehtësirave dhe mundësive të ndryshme që do të ofrohen për ta përmes një pakete “one stop shop” .

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja duke bërë publik programin në Konferencën për Investimet dhe Zhvillimin Ekonomik të Europës e Shqipërisë tha se “Ne po punojmë fort për një transport ndërqytetas për një rrjet ndërlidhës shumë më të mirë, nga pikat hyrëse, marinat, portet, aeroportet. Shqipëria po përfundon aeroportin e dytë shumë të madh për kargo dhe për një afrim më shumë me zonën e jugut”.

Ministri Gonxhja tha se, “jemi në përpunim të një programi të ri për turizmin malor dhe për zhvillimin në zonat malore. E themi këtë sepse turizmi sezonal për ne në një vend me më shumë se 300 ditë diell është i pamjaftueshëm vetëm në det dhe bregdet, por edhe nga pikëpamja e një menaxhimi vjetor dhe i nevojës që popullsia ka për të përfituar nga turizmi duhet të jetë në të gjithë gjeografinë dhe hapësirën e vendit, ndaj bëhemi gati që të shpallim një paketë dhe projekt që do ta quajmë “investo në tokën tande” për pjesën e veriut ku ne do të thërrasim shumë emigrantë, që sot janë në gjendje shumë më të mirë ekonomike, të cilët kthehen dhe do ta kenë këtë paketë një “one stop shop” shumë interesante. Duam t’i nxisim ata dhe të investojnë me lehtësi shumë të mëdha në zona shumë të largëta”.

Lexo: Starlink tani i qasshëm edhe në Shqipëri

Ministri Gonxhja e cilësoi këtë nismë një shtytje për zhvillimin e ekonomisë rurale në zonat veriore të vendit.

“Kthimi i emigrantëve për të investuar në tokën e tyre është alternativa më e mirë sesa ata të investojnë në vendet ku ata janë të suksesshëm”, u shpreh ai, teksa vuri në dukje ambicien e  qeverisë për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor nga jugu deri në veri të vendit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0