Produkte kozmetike miqësore me mjedisin. Kjo sipërmarrëse synon t’i ofrojë çdo klienti produkte sipas nevojës - Business Magazine Albania

Produkte kozmetike miqësore me mjedisin. Kjo sipërmarrëse synon t’i ofrojë çdo klienti produkte sipas nevojës

Anisa Hamati është një sipërmarrëse e re dhe finaliste në konkursin IDEA. Anisa ka përfunduar studimet bachelor për Kimi si dhe ka ndjekur një master shkencor në Inxhineri kimike dhe specializim në prodhimin e produkteve kozmetike. Sipërmarrja që ajo ka nisur lidhet pikërisht me edukimin e saj dhe synimit për të ndihmuar të gjithë njerëzit që kanë probleme me produktet kozmetike.

Ajo është themeluese e “Biojet”, një sipërmarrje kozmetike, e cila ofron shërbime konsulte si dhe një sërë produktesh në këtë fushë. Përveç shërbimeve të konsulencës, BioJet edhe prodhon një gamë mjaft të gjerë produktesh kozmetike, duke filluar që nga kozmetika medicinale, e cila fokusohet në zgjidhjen e problemeve si aknet, pikat e zeza, njollat e diellit, rënia e flokut, etj, deri në kozmetiken estetike, makeup.

Nga ana tjetër, Biojet momentalisht ofron edhe shërbimin e konsultës për problematika si kujdesi ndaj lëkurës, kujdesi ndaj flokut, higjena. Së shpejti, me hapjen e një ambienti fizik, Biojet synon të ofroj dhe shërbime si pastrimi i fytyrës, pastrimi i njollave të errëta, etj.

Target grupi i synuar janë të gjitha konsumatorët vajza/ gra, të interesuara në këto shërbime, por edhe djem/ burra në disa produkte specifike. Ajo çfarë sjell të re Biojet, janë produkte të personalizuara sipas sipas tipologjisë së lekurës, flokut të klientit apo problematikave specifike që ata kanë hasur.

Business Magazine i drejtoi disa pyetje Anisës në lidhje me të ardhmen e “BioJet”, vështirësitë në tregun ku oporen si dhe zhvillimin e industrisë kimike, si biznes që jo vetëm importon, por edhe prodhon produkte:

Si planifikoni ta zgjeroni më tej biznesin tuaj?

Operimi online ka ndihmuar Biojet të identifikojë disa hapësira te ndryshme për zhvillim. Si një biznes i ri, mungesa e likuiditetit e ka bërë më të vështire zgjerimin me hapa te shpejtë. Plani në një të ardhme të afërt është hapja e një  ambienti fizik ku do të ofrojmë disa shërbime estetike.

Lexo edhe: Ferma ku kafshët ushqehen natyralisht. Kjo është historia e sipërmarrëses 30 vjeçare nga Fieri

Ky është hapi i madh për të lancuar Biojet në një treg të ri, plot surpriza dhe të panjohura. Çfarë na shtyn ne të kemi shumë besim, është komuniteti ynë i forte, aktiv i cili na ka mbështetur që prej hapave të parë.

Në një plan afatgjatë, qëllimi i Biojet është të jetë në një treg të huaj si dhe t’i ofrojë individëve mundësinë për të filluar një brand personal, duke pasur formula dhe prodhime te krijuara posaçërisht për ta.

Cilat janë disa nga pengesat kryesore që hasni në tregun ku operoni?

Pengesat ne treg janë si te shume bizneseve të tjera por ndër më kryesoret mund të veçojmë fuqinë blerëse dhe hapësirën e limituar të tregut. Një paralelizëm me tregun Shqiptar do të ishte një torte e vogël për të cilën shume persona mundohen të këpusin një pjesëz.

Një tjetër pengesë që kemi identifikuar si problem, por dhe si një aspekt që mund të zhvillohet pikërisht nga ne, është mungesa e informacionit. Një numër i lartë përdoruesish, marrin informacion që mund të jetë i pasaktë apo i cunguar.

Kjo tregohet në përdorimin e disa ingredientëve për çdo tipologji lëkurë, ndërkohe qe disa prej tyre përtej faktit qe nuk përshtaten me lëkuren specifike, mund dhe te rendojnë problemin.

Çfarë e bën dhe me te vështire tregun është humbja e besimit ne termat produkte bio, natyrale, organike për shkak te përdorimit te gjere dhe mungesës se kontrollit te vazhdueshëm mbi ingredientët dhe mënyrën e prodhimit te këtyre produkteve.

Lexo edhe: Pse çdo lider duhet të ndihmojë punonjësit të krijojnë kompanitë e tyre?!

Ne thelb, vizioni dhe misioni i Biojet është ndërtuar pikërisht mbi këtë problem. Ne synojmë te edukojmë një komunitet, por dhe të ofrojmë produkte me kualitetin më të lartë, të cilat i japin zgjidhje problematikave që një person mund te jete duke kaluar.

Sa e vështirë është të prodhosh produkte kozmetike në Shqipëri? Sa potencial ka tregu?

Të prodhosh produkte kozmetike në Shqipëri ka peripecitë e veta për çdo biznes dhe brand ne fillimet e veta. Veshtirësia më e madhe për ne është rritja e kapacitetit tëë prodhimit. Duke qene se produktet tona janë të personalizuara për çdo person, mund të prodhojmë vetëm një sasi të caktuar në ditë, sepse ruajtja e kualitetit është primare për ne.

Potenciali i tregut është mesatar ne formatin aktual, por nëpërmjet kthimit ne nje brand plotësisht te gjelbër si diçka e re, besojmë se mund te arrijmë rezultate shume te mira dhe te jemi një vlerë e shtuar për tregun shqiptar.

Diçka qe kemi shume përzemer është krijimi i një komuniteti që ndërvepron, pyet, bëhet kurioz dhe me këtë linjë ftojmë të gjithë personat të na bashkohen në rrugëtimin tonë dhe të komunikojnë me ne.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0