Prezantohet “unaza inteligjente”, do të monitorojë rrahjet e zemrës dhe problemet me gjumin - Business Magazine Albania

Prezantohet “unaza inteligjente”, do të monitorojë rrahjet e zemrës dhe problemet me gjumin

Samsung prezantoi një produkt të ri në kategorinë e pajisjeve të veshura.

Unaza Galaxy e Samsung do të jetë një pajisje e veshur me veçori që do të monitorojnë shëndetin e përdoruesit. Këto përfshijnë rrahjet e zemrës dhe problemet me gjumin, ndërsa unaza inteligjente pritet t’u japë përdoruesve një rezultat gatishmërie për ditën e tyre, tha një ekzekutiv i kompanisë për CNBC.

Me pak fjalë, pajisja e re e Samsung ofron kryesisht disa funksione që ekzistojnë tashmë në orët inteligjente, por në një formë më elegante.Lexo: Rama: Ja pse sipërmarrësit duhet të investojnë në Shqipëri

Kreu i ekipit të shëndetit dixhital të Samsung, Hon Pak, foli për përpjekjen e parë të kompanisë në unazat inteligjente, si dhe mendimet për një abonim në aplikacionin ‘Samsung Health’ dhe vizionin për një ‘trainer’ të asistuar nga AI.

Ai tha se unaza është e pajisur me sensorë që mund t’i ofrojnë përdoruesit matje të rrahjeve të zemrës, ritmit të frymëmarrjes, sa shumë lëviz gjatë gjumit dhe sa kohë i duhet një personi që të bjerë në gjumë pasi të jetë në shtrat.

Sakaq, shtoi se Galaxy Ring do t’i japë përdoruesit një “rezultat vitaliteti” i cili “mbledh të dhëna rreth gatishmërisë fizike dhe mendore për të parë se sa produktivë mund të jenë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0