Prezantohet për here të parë botimi i OECD-së, raporti i konkurrueshmërisë në Evropën Juglindore - Business Magazine Albania

Prezantohet për here të parë botimi i OECD-së, raporti i konkurrueshmërisë në Evropën Juglindore


Ditёn e djeshme është lançuar për herë të parë botimi i raportit të Konkurrueshmërisë në Evropën Juglindore nga OECD. Kjo e fundit, së bashku me ekspertë nga vendi dhe me kontributin e të gjithë aktorëve të institucioneve shtetërore në Shqipëri, prezantuan këtë raport i cili, sipas ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi, ka vlera të veçanta sepse është një risi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë Ballkanin, pasi kërkon të analizojë politikat në një kuadër më gjerë që ndërmarrin vendet për të rritur konkurrueshmërinë.

“Një raport i këtij lloji padyshim që ndihmon vendet e Ballkanit për t’u futur edhe më lehtë në rrugën e globalizimit dhe për të kuptuar secili prej tyre, se cilat janë sfidat që ato duhet të përballin në këtë proces globalizimi, për të kuptuar më mirë se si sektori privat zhvillohet më tej dhe në veçanti si dhe për të kuptuar më mirë se si ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duhet të përballen me konkurrencën, me presionin që kanë për reduktimin e kostove, prodhimit, rritjen e produktivitetit dhe shkallën e njohurive”, është shprehur ministrja Ekonomi.

Avantazhet më të rëndësishme që botimi i OECD-së sjell për Shqipërinë është fakti që globalizimi vë në dukje disa lehtësira konkurruese. Duke dhënë lehtësira konkurruese, kërkon gjithashtu të zhvendosë faktorë tradicionalë të prodhimit, të cilët duhet të jenë të tillë që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të bëhen më të afta për të krijuar, për të siguruar akses në njohuri që të komercializohen në tregun global.

Sipas ministres Ekonomi, raporti OECD-së është mbështetur në pesë shtylla kryesore, “që bëjnë fjalë për dimensione tek politika në ndihmë të biznesit dhe këto shtylla janë të krahasuara nëpërmjet 15 indikatorëve. Në këto indikatorë Shqipëria ka një kuadrat të veçantë, ka një koeficient të veçantë, sikurse kanë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Hartimi i këtyre indikatorëve është bërë duke u bazuar në Strategjinë e Europës Juglindore 2020”.

Botimi ka të dhëna të vitit 2013-2014, dhe për këtë ministrja Ekonomi u shpreh se në ato momente kur të dhënat mungojnë për këtë periudhë është shkuar në periudha më të hershme, siç është viti 2012, mund të themi se Shqipëria ka pasur një rritje pozitive, jo shumë të lartë, por të qëndrueshme. Rritja pozitive e Shqipërisë, e cila ishte 2.5 për qind, por ishte një nga rritjet e larta të rajonit, që është për t’u theksuar, dëshmojnë që mundësitë e Shqipërisë për periudhën që vjen të jenë shumë pozitive në krahasim me atë që ne kemi parashikuar. Pra, rritja 3 % e GDP-së, e cila është rritje e parashikuar, do të jetë një rritje e realizuar. “ Kjo vjen për disa arsye, sepse janë marrë reforma shumë të rëndësishme që ndikojnë direkt edhe në konkurrueshmërinë dhe kanë të bëjnë me ndryshimet strukturore të ekonomisë, siç janë reforma administrative-territoriale, reforma në fushën e energjisë, reforma në informalitet dhe reforma në drejtësi”, tha ministrja Ekonomi.

Në fund të këtij prezantimi, ministrja Ekonomi falënderoi në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e OECD-së, z. Alan Paik dhe z. Jakob Fexer , të cilët kontribuan në këtë publikim të rëndësishëm, i cili do të shërbejë si një dokument pune për të bërë analiza të thella ekonomike, për të evidentuar barrierat që afektojnë rritjen e konkurrueshmërisë.

 

/ Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0