Individët në familjet me të ardhura të larta kanë parë që përdorimi i WhatsApp të rritet me shpejtësi që nga viti 2017, duke arritur 55% të përdoruesve të internetit këtë vit. Kjo krahasohet me 43.3% të individëve me të ardhura të ulëta.
Lexoni: Kontrolloni WhatsApp-in. Aplikacioni do të sjellë një ndryshim të ri
WhatsApp është shumë më popullor tek përdoruesit femra 49.8% krahasuar me 45.8% meshkuj këtë vit. Ky ndryshim është veçanërisht i madh në mes të audiencave të rinj – depërtimi është 8.7% më i lartë për femrat e moshës 18-20 vjeç. Ky hendek mbyllet kur rritet mosha, ndërsa meshkujt e moshës 65 vjeç e lart kanë më shumë gjasa të përdorin platformën.
Mbi 4/5 e popullsisë përdorin WhatsApp në Afrikën e Jugut, Hong Kong, Singapor, Meksikë, Brazil, Argjentinë, Kili dhe Malajzi. Në të kundërt, kjo zbret në më pak se 10% në Shtetet e Bashkuara, Danimarkë, Hungari, Tajvan, Korenë e Jugut dhe Japoni.
Ndërsa platforma Facebook po zbehet, WhatsApp do të bëhet gjithnjë e monetarizuar për të nxitur rritjen e kompanisë. Platforma paraqet një çështje të rëndësishme për markat rreth angazhimit dhe ndjekjes, duke pasur parasysh natyrën e saj “të errët sociale”. Analiza më e mira dhe marketingu influencues në shkallë të ulët janë dy zgjidhje të mundshme për reklamuesit.
burimi: Warc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.