Ja miliarderët e teknologjisë që e kanë rritur pasurinë e tyre në vitin 2019

Përveç Jeff Bezos, miliarderët e teknologjisë e kanë rritur pasurinë e tyre në vitin 2019


Ka qenë një vit i mirë, së paku për miliarderët që punojnë në teknologji. Madje, disa nga më të pasurit e teknologjisë kanë përjetuar rritje masive në vlerën e tyre neto të pasurisë, që nga fillimi i vitit deri më sot.

Por, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, pati një divorc me gruan e tij MacKenzie Bezos, i cili i ka zvogëluar vlerën neto të tij në vitin 2019.

Kjo është arsyeja kryesore për rënien e vlerës së tij të përgjithshme, ndonëse është akoma në krye të listës së miliarderëve.

Lexoni gjithashtu:

Një letër e humbur e bëri australianin miliarder

Businessmag sjell listën e disa miliarderëve të teknologjisë më të pasur në botë, bazuar në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg.

Këto shifra janë të datës 30 tetor 2019.

12. CEO i Tesla dhe Space X, Elon Musk, rriti vlerën e tij neto me 1.79 miliardë dollarë

Elon Musk

Musk i ka realizuar premtimet e tij të mëdha këtë vit.

Me gjithë pasurinë e tij masive, CEO i Silicon Valley mesa duket ka pohuar se nuk ka shumë para.

Vlera totale neto: 25.8 miliardë dollarë

Ndryshimi nga fillimi i vitit deri + 1,79 miliardë dollarë

11. Vlera e Michael Dell u rrit për 2.99 miliardë dollarë

Michael Dell

Michael Dell është themelues dhe CEO i firmës së tij të informatikës Dell. Firma u bë private në vitin 2013, por ajo u kthye në tregun publik në dhjetor të vitit 2018.

Vlera totale neto: 31.2 miliardë dollarë

Ndryshimi nga fillimi i vitit  + 2,99 miliardë dollarë

10. Drejtori i Përgjithshëm i Tencent, Pony Ma

Tencent Chairman Pony Ma

Si CEO i konglomeratit kinez të teknologjisë Tencent, Ma është rivali më i madh i Jack Ma në skenën e teknologjisë kineze (ata nuk kanë lidhje familjare).

Interesat e Tencent janë të larmishme, por firma është e njohur më së miri në perëndim si forca lëvizëse prapa WeChat, aplikacioni i mesazheve të çastit që është i përhapur në Kinë.

Vlera totale neto: 32.9 miliardë dollarë

Ndryshimi nga fillimi i vitit  + 618 milionë dollarë

9. MacKenzie Bezos

Mackenzie Bezos

Ajo u bë një nga gratë më të pasura në botë pas divorcit të saj nga CEO i Amazon, Jeff Bezos, duke fituar 35.4 miliardë dollarë.

Ajo luajti një rol kryesor në themelimin e Amazon, duke e drejtuar atë me burrin e saj të atëhershëm, ndërsa shkruante një plan biznesi.

Vlera totale neto: 35.4 miliardë dollarë

Ndryshimi nga fillimi i vitit  + 35.4 miliardë dollarë

8. Themeluesi i Alibaba, Jack Ma

jack ma

Pavarësisht dajles në pension në muajin shtator, themeluesi i Alibaba, ka vazhduar të përfitojë nga 6% të aksioneve të tij në gjigantin e tregtisë elektronike.

Vlera totale neto: 41.6 miliardë dollarë

Ndryshimi nga fillimi i vitit + 5,95 miliardë dollarë

7. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Microsoft, Steve Ballmer

Steve Ballmer

Ballmer ka diversifikuar interesat e tij të biznesit që kur dha dorëheqjen nga bordi i Microsoft pesë vjet më parë dhe ai tani zotëron ekipin e NBA të Los Angeles Clippers.

Vlera totale neto: 53 miliardë dollarë

Ndryshimi nga fillimi i vitit  + 14.3 miliardë dollarë

6. Bashkë-themeluesi i Oracle, Larry Ellison

Larry Ellison

Bashkëthemeluesi i Oracle dhe drejtori ekzekutiv i teknologjisë, ka shijuar një vit shumë të frytshëm në pasurinë personale pasi Oracle arriti të ardhura totale prej 9.2 miliardë dollarë për tremujorin e parë të këtij viti.

Vlera totale neto: 59,7 miliardë dollarë

Ndryshimi nga fillimi i vitit  + 10,4 miliardë dollarë

5. Bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin

sergey brin

Në vitin 2019, presidenti i Alphabet ka arritur të konsolidojë vendin e tij mes pesë personave më të pasur në botë.

Gjoba prej 1.7 miliardë dollarësh për Google nga Komisioni Europian në mars, për praktikat e reklamave “abuzive” ishte e treta në tre vjet, por pasuria e themeluesit mbeti e “parrezikuar”.

Vlera totale neto: 59.4 miliardë dollarë

Ndryshimi nga fillimi i vitit + 9.51 miliardë dollarë

4. Bashkëthemeluesi tjetër i Google, Larry Page

Larry Page

Ashtu si bashkëpunëtori i tij i Google, CEO i Alphabet ka shtuar gati 10 miliardë dollarë në vlerën e tij neto pasi kompania vazhdoi të sigurojë fitime të jashtëzakonshme.

Vetëm në tremujorin e dytë të vitit 2019, Alphabet fitoi 9.18 miliardë dollarë.

Vlera totale neto: 61.2 miliardë dollarë

Ndryshimi nga fillimi i vitit  + 9,92 miliardë dollarë

3. Drejtori Ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg shtoi 20,7 miliardë dollarë në pasurinë e tij.

Pasuria e Zuckerberg është rritur me mbi 40% vitin e kaluar, pavarësisht se kompania e tij kaloi një vit të vështirë përsa i përket imazhit publik.

Projekti Libra i kriptovalutës ka humbur një të katërtën e mbështetësve fillestarë.

Sidoqoftë, përfitimet nga reklamat në Facebook dhe vëmendja që jep publiku, gjithnjë i mban investitorët të interesuar.

Lexoni gjithashtu:

Gjoba 5 miliardë dollarëshe ndaj Facebook-ut e bën Mark Zuckerberg-un më të pasur

Vlera totale neto: 72,7 miliardë dollarë

Ndryshimi nga fillimi i vitit deri në datën e përmendur në vlerën neto: + 20,7 miliardë dollarë

2. Themeluesi i Microsoft, Bill Gates

bill gates

Themeluesi i Microsoft, shumë shpejt tejkaloi Jeff Bezos si personin më të pasur në botë në tetor, por ai e humbi përsëri këtë “privilegj”.

Megjithatë, vlera neto e 64-vjeçarit është rritur këtë vit edhe kur raportohet se ai dhuroi mbi 35 miliardë dollarë për bamirësi në vitin 2019.

Vlera totale neto: 108 miliardë dollarë

Ndryshimi nga fillimi i vitit + 17.6 miliardë dollarë

Lexoni gjithashtu:

Bernard Arnault tejkalon edhe Bill Gates. Bëhet personi i dytë më i pasur në botë.

1. Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos

Jeff Bezos

Jeff Bezos është “varfëruar” për 14.9 miliardë dollarë, por akoma mbetet personi më i pasur në botë.

Megjithëse Bezos mban titullin e personit më të pasur në botë, vlera neto e Drejtorit Ekzekutiv të Amazon ka marrë një goditje këtë vit, kryesisht për shkak të një marrëveshje divorci prej 38 miliardë dollarësh me ish-gruan e tij, MacKenzie, në qershor.

Lexoni: 

Jeff Bezos dorëzon ”kurorën” si njeriu më i pasur në botë – Bien fitimet e Amazon

Vlera totale neto: 110 miliardë dollarë

Ndryshimi nga fillimi i vitit  – 14.9 miliardë dollarë.

Businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0