Përse u krijua iPhone?

Përse u krijua iPhone?


Krijimi i iPhone ka një histori të çuditshme.

Dizajni ikonë i ditëve të sotme u krijua si pasojë e një mërie personale që Steve Jobs kishte ndaj një ekzekutivi të Microsoft.

Në eventin e zhvilluar këtë të Martë, Scott Forstall, i cili drejton departamentin softuerik të iOSApple, tregoi historinë surprizuese që fshihej pas krijimit të prototipit të iPhone.

E gjitha nisi sepse Jobs kishte një kolegë në Microsoft të cilin ai nuk e pëlqente aspak.

“Ai e urrente atë djalë,” tha Forstall gjatë eventit. “Sa herë që ndeshej me të, ai kthehej shumë i acaruar.”

Ky inat ndaj “kolegut pa emër” në Microsoft, i cili mburrej vazhdimisht se si ata do të pushtonin botën me teknologjinë e tyre, bëri që Jobs ti kalonte limitet.

Ai erdhi një ditë shumë i frustruar dhe tha: “Le ti tregojmë sesi bëhet puna e vërtet.”

Lexoni: THËNIE NGA STEVE JOBS QË DO T’IU MOTIVOJNË TË NDRYSHONI BOTËN

Kritikat e Jobs për teknologjinë e Microsoft ishin të vazhdueshme. Ndërsa ajo që urrente më shumë ishin stilolapsat e përdorur në tablet.

“Nuk e kuptoj pse duhet të përdorësh një stilolaps mbi një ekran… ne kemi lindur me 10 të tillë,” citoi Forstall fjalët e Jobs.

Kështu që skuadra e Jobs krijoi prototipin e një ekrani me funksionin e prekjes. Frostall tha se që në atë moment ata e kuptuan se kjo teknologji do të ishte një revolucion.

Lexoni: 6 gjërat që Samsung Galaxy S8 i bën më mirë se iPhone

Më pas Jobs vendosi që Apple duhet të krijonte smartphone-ët, një mini tablet që mund të mbahet në xhep.

Pjesa tjetër, sigurisht, është histori: Produkti më i rëndësishëm i Apple, lindi.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0