Përse Amazon është duke blerë Whole Foods? - Business Magazine Albania

Përse Amazon është duke blerë Whole Foods?


Amazon u fut për të blerë kompaninë Whole Foods të Premten, duke paguar 13.7 miliardë $ ose 42 dollarë për aksion, një çmim premium 27% më i mirë se çmimi i mbylljes së ditës së mëparshme.

Pra, çfarë ‘loje’ po luan Amazon?

Ka disa strategji që gjigandi online i shitjes me pakicë po përdor.

Si fillim, blerja e 440 dyqaneve të Whole Foods në SHBA, shumë prej tyre në vendndodhje të mira, mund të rritë rrjetin e AmazonFresh, shërbimin e shpërndarjes së produkteve ushqimore të kompanisë.

“Për të transportuar me efikasitet sende ushqimore për konsumatorët, ju keni nevojë për shpërndarje fizike afër konsumatorit”, kanë shkruar disa analistë në Bernstein. “Dyqanet janë të vendosura në mënyrë ideale për këtë. Ata nuk do të duken si dyqane në pesë vitet e ardhshme, por do të jenë në ato vende.”

Rilindja e AmazonFresh ka ecur më ngadalë se sa pritej, sipas analistëve të Credit Suisse.

Kjo lëvizje ka shumë kuptim, duke marrë parasysh ‘armën’ e re të Amazon që u zbulua në muajin Mars: AmazonFresh Pickup.

Ky shërbim u lejon klientëve të porositin sende ushqimore në internet dhe më pas të vendosin vetë kohën për marrjen e produkteve mbas 15 minutash e më vonë. Deri tani ka vetëm dy vendndodhje, të dyja në Seattle, por AmazonFresh Pickup mund të rritet më shpejt pas marrëveshjes të së Premtes.

Blerja e Whole Foods gjithashtu mund të rritë biznesin e paketimit të Amazon, një industri që po rritet vazhdimisht në SHBA dhe tregje të tjera të zhvilluara. Marka e Whole Foods është tashmë popullore dhe Amazon do të jetë në gjendje të zgjerojë ‘gjurmët’ e saj.

Kjo e bën Amazon të rritet drejt kurbës, me një gamë produktesh më të besueshme.

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0