Amazon sapo ka lançuar një program të ri trajnimi për të ndihmuar punonjësit që janë në rrezik për t’u pushuar nga puna - Business Magazine Albania

Amazon sapo ka lançuar një program të ri trajnimi për të ndihmuar punonjësit që janë në rrezik për t’u pushuar nga puna


Amazon po nxjerr një program të ri trajnimi këtë javë me qëllim që të ndihmojë punonjësit, të cilët nuk po performojnë siç duhet në vendin e punës, në mënyrë që të kenë një plan për të rritur performacën e tyre sipas një email-i të brendshëm të marrë nga Business Insider.

Programi i ri, i quajtur “Pivot,” bashkon punonjësit me performacë të ulët me një “ekspert” të quajtur Ambasadorët e Karrierës, të cilët japin udhëzime dhe mbështetje për një periudhë të caktuar kohore.

Programi vjen si kulturë e punës së vështirë në Amazon dhe impakti më të cilin përballen punonjësit e saj.

“Pivot është një program për punonjësit, të cilët tregojnë një periudhë të qëndrueshme të performancës së dobët, pavarësisht trajnimit dhe mbështetjes. Programi i siguron punonjësit opsionet për (1) përmirësimin e performancës, (2) të largohet vullnetarisht nga Amazon, ose (3) të apelojë vendimin e menaxherit të tyre për vendin e punës në Pivot.”

“Gjatë kohës së punonjësve në programin e Pivot, ata marrin udhëzime dhe mbështetje nga një ekip i dedikuar ekspertësh të quajtur ambasadorët e Karrierës (CAS).”

Programi i ri është hapi i parë që Amazon është duke marrë në mënyrë që të përmirësojë performancën, e njohur zakonisht si “PIP”, e cila po projekton vënien nën presion e atyre që konsiderohen si të dështuar për të arritur qëllimet e tyre. Programi Pivot është në dispozicion për ata që janë vendosur në PIP. Më parë, PIP nuk ka ofruar asnjë trajnim, sipas një raporti të Gawker në 2014.

Por të jesh në PIP është konsideruar si një “dënim me vdekje”, sipas disa punonjësve. NY Times e përshkroi atë si “Kodi i Amazon për ‘Ju jeni në rrezik për t’u pushuar nga puna’”.

Thuhet se ky program është mënyra e Amazon për të trajnuar dhe për të vënë në zbatim ndryshimin e sjelljes së punonjësve me performancë të ulët dhe kjo është një “domosdoshmëri” për rritjen e ekipeve të tyre.

Projekti “Game-changing”

Një numër i mirë o të punësuarve të Amazon nuk ishin në dijeni të Pivot, pasi programi ka nisur këtë javë. Shumë prej tyre nuk ishin në dijeni të titullit, “Ambasadorët e karrierës”.

Por një post pune për “Ambasadorët e Karrierës”, postuar vetëm gjashtë ditë më parë, jep çelsin e asaj që kërkon pozicioni.

Ajo thotë se pozicioni kërkon “një novator me ekspertizë në stërvitjen, lehtësimin, marrëdhëniet e punonjësve dhe HR për të ndihmuar punonjësit të arrijnë potencialin e tyre të plotë.”

Të gjitha pozicionet e “Ambasadorit të Karrierës” kërkonin mbi shtatë vjet përvojë në “HR, ndërmjetësim dhe shërbime sociale” dhe janë në dispozicion për të gjithë kompaninë, duke përfshirë dhe shërbimin e saj cloud, Amazon Web Services.

Ajo gjithashtu mund të hedhë një dritë pozitive në ambientin e punës pasi Amazon shpesh është përshkruar si më armiqësor se sa kompanitë e tjera. Në nëntor, një punonjës i Amazon është raportuar të ketë tentuar vetëvrasjen në selinë e saj Seattle, edhe pse motivi mbetet i paqartë.

Amazon refuzoi të komentojë mbi këtë histori.

burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0