4IG forcon kompanitë One dhe ALBtelecom në Shqipëri - Business Magazine Albania

4IG forcon kompanitë One dhe ALBtelecom në Shqipëri

One dhe ALBtelecom

Përzgjidhet ekipi drejtues që do udhëheqë integrimin e dy kompanive

Pikat kryesore:

  • Fillon procesi i bashkimit të One Telecommunications dhe ALBtelecom:
  • 4iG Plc. emëroi menaxhimin e përbashkët të kompanive.
  • Ekipi drejtues do të ketë në fokus kryesor procesin e integrimit të dy kompanive dhe do të drejtojë kompaninë e re, pas integrimit.
  • Emil Georgakiev, Drejtori i deritanishëm i One do të drejtojë të dy kompanitë.
  • Irida Bonati emërohet zv. Drejtore Ekzekutive dhe Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore.
  • Nën menaxhimin e ri, 4iG do të përmirësojë portofolin e produkteve, cilësinë e shërbimit, përvojën e klientit dhe efiçencën e kompanisë.
  • Kompania ka për synim të jetë lider në tregun e shërbimeve ICT në Shqipëri.

Bashkimi i One Telecommunications dhe ALBTelecom tashmë ka nisur. Aksioneri kryesor, 4iG International, ka emëruar Drejtor Ekzekutiv Emil Georgakiev dhe ekipin e ri që do të drejtojë njëkohësisht One Telecommunications dhe ALBtelecom në procesin e integrimit të dy kompanive. Bashkimi i departamenteve të ngjashëm si edhe unifikimi i grupeve të punës të të dyja kompanive do të jetë detyra kryesore e drejtorëve të sapo emëruar.

Ekipi i ri menaxherial përbëhet nga drejtuesit ekzistues të kompanive. Irida Bonati emërohet zv. Drejtore Ekzekutive dhe Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore. Në rolin e Drejtorit Ligjor, Rregullator dhe Përputhshmërisë është emëruar Ervin Shpori. Në pozicionin e Drejtorit Financiar Borislav Borisov; Drejtor i Teknologjisë Ilir Duka. Svetoslav Nanchev në pozicionin e Drejtorit të IT-së; Indrit Daci në pozicionin e Drejtorit Komercial për Biznesin; Athanasios Paraskevas në pozicionin e Drejtorit Komercial për Konsumatorët; Ornela Bego do të drejtojë departamentin e Marrëdhënieve të Korporatës dhe Komunikimit; Iris Pekmezi do të vazhdojë karrierën e saj si zv. Drejtore e 4iG për Ballkanin Perëndimor dhe Jonilda Filipi, në rolin e Drejtores së Komunikimit të 4iG për Ballkanin Perëndimor.

Ne kemi shumë besim te profesionalizmi i ekipit të përbashkët menaxhues, të cilët kanë aftësitë për ta shndërrruar në sukses bashkimin e kompanive. Objektivi i drejtuesve të rinj është i qartë: pas bashkimit, ne synojmë të jemi lider në tregun shqiptar.” – theksoi Gellért Jászai.

Emërimi i tyre është një hap i rëndësishëm në transformimin e dy kompanive. Unë personalisht jam i sigurt se ky ekip do të sjellë sukses afatgjatë për kompaninë, edhe pas integrimit.” – shtoi Kryetari i Bordit në 4iG Plc.

Bashkimi i dy kompanive do të sjellë produkte dhe shërbime cilësore në 4P (rrjet i lëvizshëm, rrjet fiks, TV dhe internet). Punonjësit e One Telecommunications dhe ALBtelecom kanë përvojë dhe ekspertizë të gjerë, për këtë arsye 4iG International ka marrë vendimin të themelojë qendrën e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, nga ku do të menaxhohet portofoli rajonal i Grupit.

Shënime për Redaktorët:

Emil Georgakiev

Emil Georgakiev është Drejtor Ekzekutiv i ONE Telecommunications që nga muaji maj 2019. Ai gëzon një përvojë prej më shumë se një dekade në fushën e telekomunikacionit, duke qenë se ka mbajtur pozicione të ndryshme në Vivacom, operatorin më të madh të telekomunikacionit në Europën Juglindore. Përgjatë karrierës së tij, Z. Georgakiev ka fituar një eksperiencë të gjerë dhe të specializuar në këtë fushë, duke dhënë kontributin në një sërë zhvillimesh strategjike në kompani. Ai është diplomuar në Universitetin Teknik të Varnës në Bullgari, dhe që atëherë, ka ndjekur karrierën e tij në teknologji.

Irida Bonati

Irida Bonati u diplomua në Universitetin e Tiranës për Administrim Biznesi. Në fillimet e së saj në AMC Group ajo u promovua si Drejtuese e Seksionit të Burimeve Njerëzore. Znj. Bonati mban gjithashtu një diplomë master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Tiranës. Znj, Bonati fillon karrierën e saj në ALBtelecom në vitin 2008, ku mbajti disa pozicione drejtuese, si Drejtuese për Menaxhimin e Operacioneve të Kompanisë në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Çështjet Administrative, Menaxhimin e Cilësisë, Pasuritë e Paluajtshme dhe Qiradhënieve të pronave të ALBtelecom. Së fundmi ajo ka qenë Zëvendësdrejtoreshë Ekzekutive dhe Drejtore Operative e ALBtelecom.

Ervin Shpori


Z. Ervin SHPORI është diplomuar në vitin 2000, në Fakultetin e Drejtësisë, në Shkodër me gradën Master dhe gjithashtu në vitin 2006 në Fakultetin Ekonomik po në këtë universitet. Z. Shpori fillimisht iu bashkua kompanisë ALBtelecom me detyrën e juristit, në mars të vitit 2001 dhe më pas në vitin 2008 u emërua Drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Ligjore të kompanisë. Prej vitit 20014, mban detyrën e Drejtorit të Grupit Ligjor, Rregullator dhe Konkurrencës. Ai ka më shumë se 20 vite përvojë profesionale me ALBtelecom dhe së fundmi ishte emëruar Drejtor Ekzekutiv i komanduar i ALBtelecom.

Borislav Borisov


Borislav Borisov është Drejtori Financiar dhe njëkohësisht anëtar i Bordit Drejtues të ONE Telecommunications. Ai ka mbajtur pozicione ekzekutive në disa prej kompanive më të mëdha në fushën e financës dhe të telekomunikacionit në Bullgari.
Ekspertiza e tij në fushën e financës dhe të teknologjisë ka bërë që Z. Borisov të hartojë dhe implementojë me sukses modele të reja biznesi në vendin e tij. Ai ka kryer studimet pasuniversitare Master në Financë, Kontabilitet dhe Kontroll Financiar, si edhe në Administrim Biznesi në nivel Ekzekutiv.

Ilir Duka

Ilir Duka është Drejtor Rrjeti në One Telecommunications sha. Ai është pjesë e kompanisë prej më shumë se 24 vitesh dhe ka një përvojë të gjatë profesonale në fushën e telekomunikacionit. Z. Duka iu bashkua kompanisë si inxhinier për planifikimin e rrjetit që në krijimin e saj në vitin 1995. Më pas, ai u emërua Manaxher për Planifikimin & Optimizimin e Rrjetit, dhe nga viti 2005 deri në vitin 2018 ka drejtuar Departamentin e Inxhinierisë së Radio & Transmetimit. Në këtë kohë, ai u emërua Drejtor i Divizionit Teknik & TI-së, një rol i përkohshëm deri në shitjen e kompanisë te Grupi ATI. Përgjatë karrierës së tij, Z. Duka ka udhëhequr modernizimin teknologjik dhe zgjerimin e rrjetit të One. Ai është diplomuar në degën e Telekomunikacionit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës dhe ka kryer gjithashtu studimet pasuniversitare Master në degën e Administrim Biznesit pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës.

Svetoslav Nanchev


Svetoslav Nançev është drejtor IT në One Telecommunications. Ai është i specializuar në Infrastrukturën e TI-së dhe Sistemeve të Mbështetjes së Biznesit dhe ka një përvojë më shumë se 10-vjeçare në sektorin e Telekomit. Me njohuritë e tij nga Vivacom Bulgaria në menaxhimin e një infrastrukture në shkallë të gjerë, IT Network, Data Base, IT Security, Microsoft Technologies, virtualization VMware, Business Intelligence dhe Data Warehousing, Z. Nanchev është një aset i vlefshëm në transformimin IT-së të kompanisë sonë dhe në zbatimin e sistemeve të integruara. Ai Nançev është diplomuar në Universitetin UNIBIT në Bullgari për Sisteme Informative Kompjuterike.

Indrit Daci

Indrit Daci pasi mbaroi MBA-në në Universitetin Modena dhe Reggio Emilia punoi në sektorin financiar dhe logjistik, ku drejtoi në pozicionin e CEO-s një firmë tregtare shqiptaro-italiane. Ai iu bashkua ALBtelecom në vitin 2009 si Shef i Stafit për CEO-n e kompanisë, më pas si Drejtor i Shitjeve me Pakicë. Në vitin 2012 ai u bë Drejtor i Shitjeve me Pakicë i Eagle Mobile dhe Drejtor i Rrjetit dhe i Shitjeve me Pakicë të ALBtelecom. Z. Daci drejtoi bashkimin dhe integrimin e Eagle në ALBtelecom. Nga viti 2014 Z. Daci kontribuoi në disa pozicione drejtuese brenda kompanisë si: Drejtor i Përgjithshëm i Shitjeve, Drejtor i Grupit të Biznesit të Konsumatorëve, Koordinator i Grupit të Tregtisë me Shumicë, Marrëdhënieve Ndëroperatore dhe Zhvillimit të Biznesit dhe së fundmi Drejtor i Shitjeve (CSO) në ALBtelecom.

Anthanasios Paraskevas

Athanasios Paraskevas është Drejtor Komercial i One Telecommunications për Konsumatorin. Ai është i specializuar në aktivitete komerciale, shitjeje dhe shpërndarjeje dhe ka një përvojë më shumë se 15 vjet në industrinë e telekomunikacionit. Duke qenë aktivisht i pranishëm në tregun shqiptar prej më shumë se 8 vitesh, njohuritë dhe përvoja e tij ndërkombëtare të kombinuara së bashku, do të kontribuojnë në realizimin e strategjisë sonë për t’u bërë operatori i preferuar dhe më i besuar në tregun shqiptar. Z. Paraskevas është diplomuar në Universitetin Teknik të Patrës në Greqi për Inxhinieri Mekanike. Ai ka një diplomë Master i Shkencave në Inxhinieri me Ndihmë Kompjuterike në Universitetin Staffordshire, Mbretëria e Bashkuar. Ai gjithashtu zotëron disa çertifikime si Certifikimi Imperativ Dixhital në Cisco, Pajisjet e Rrjetit Cisco dhe Dizajnimi i rrjeteve Cisco.

Ornela Bego

Drejtore e Marrëdhënieve të Korporatës, ka përgjegjësi strategjinë dhe aktivitetet e Përgjegjësisë së Korporatës dhe mbulon të gjitha komunikimet e jashtme dhe të brendshme, duke koordinuar veprimet me politikat e përgjithshme të One Telecommunications. Në të njëjtën kohë drejton kontributin shoqëror të kompanisë ndaj komunitetit.
Përpara se t’i bashkohej One Telecommunications në vitin 2011, Znj. Bego ka mbajtur pozicione të rëndësishme në median e shkruar dhe audiovizive për më shumë se 10 vjet. Ajo ka menaxhuar shumë projekte të rëndësishme konsulence në fushën e Marrëdhënieve me Publikun dhe Publicitetin për kompani dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare.

Iris Pekmezi

Drejtore e Departamentit Ligjor dhe Privatësisë së të Dhënave në One Telecommunications sha, që prej vitit 2019. Ajo ka përgjegjësinë për kordinimin e të gjitha çështjeve ligjore dhe zbatimin e legjislacionit dhe strategjive për mbrojtjen e të dhënave në përputhje me legjislacionin shqiptar. Znj. Pekmezi është një juriste me përvojë dhe me një historik të gjatë profesional në industrinë e telekomunikacionit. Ajo është pjesë e kompanisë që nga viti 2002, dhe që atëherë, ka dhënë kontributin e saj në rrugëtimin e kompanisë. Irisi ka qenë edhe anëtare e Bordit të Drejtorëve të ONE.
Znj. Pekmezi ka kryer studimet universitare për Drejtësi pranë Universitetit Aristotelio në Greqi dhe zotëron një master profesional në të Drejtën Europiane për Biznes nga Universiteti i Tiranës.

Jonilda Filipi

Jonilda Filipi ka një eksperiencë të gjerë në fushën e Komunikimit të Korporatave dhe Marrëdhëniet me Publikun, në industri të ndryshme si telekomunikacioni dhe konsulenca menaxheriale. Ajo u diplomua në gazetari Bachelor/Master në Universitetin e Tiranës, në Gazetari. Më pas, përfundoi studimet pasuniversitare në Ekonomi dhe Politika Publike në Universitetin Georgetown, Washington DC. Znj. Filipi drejtoi në 5 vitet e fundit Departamentin e Çështjeve të Korporatës në ALBtelecom. Ajo ka kontribuar si gazetare e lajmeve ekonomike në Shqipëri dhe rajon. Ajo është autore e publikimeve, studimeve, kërkimeve me orientim biznesi në disa faza të karrierës së saj. Ajo është mbështetëse dhe entuziaste ndaj zhvillimeve në fushën e startupeve në Shqipëri dhe ka kontribuar si vullnetare në disa konkurrime në fushën e start-up-eve.

Rreth 4iG

4iG Plc me bazë në Budapest është integruesi kryesor i sistemeve të TI-së në Hungari me interesa të rëndësishme në tregjet vendase dhe rajonale të telekomunikacionit. Kompania ka qenë e pranishme në tregun e teknologjive inovative IT të pavarura nga industria për më shumë se 27 vjet. Kompania po zgjeron vazhdimisht shërbimet dhe portofolin e saj për të përmbushur nevojat dhe kërkesat në ndryshim të tregut të informacionit të komunikimit. Grupi punëson më shumë se 6,500 njerëz. 4iG është një ofrues zgjidhjesh me spektër të gjerë me interesa të rëndësishme në IT, telekomunikacion, telekomunikacion satelitor dhe zhvillimin e infrastrukturës së telekomunikacionit. Kompania, e listuar në Bursën e Budapestit, synon të krijojë një pozicion dominues në treg në një gamë të gjerë shërbimesh të komunikimit të informacionit në Hungari, Evropën Qendrore Lindore dhe Ballkanin Perëndimor. 4iG është një nga investitorët më të mëdhenj të sektorit shqiptar të telekomunikacionit.

Rreth One

ONE Telecommunications sh.a. është operatori i dytë më i madh celular në Shqipëri dhe ka rritur gradualisht pjesën e tij të tregut gjatë periudhës së fundit. Kompania ka 137 pika shitjesh në pronësi të kompanisë, me 70 partnerë të tjerë që shesin shërbimet e ONE. Mbulimi LTE/4G i 98.5 për qind të popullsisë sigurohet nga 632 kulla transmetuese, të cilat janë gjithashtu të afta të operojnë teknologjinë 5G pasi të plotësohen kërkesat ligjore. ONE ka gjithsej 1.36 milionë abonentë celularë në një treg prej 2.68 milionë, nga të cilët 1.1 milionë ishin përdorues aktivë në tremujorin e tretë të vitit 2021. One Telecommunications është filial i 4iG Group.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0