Duke përdorur Moby, nuk do të keni më nevojë të shkoni në dyqan


E ardhmja e shitjes me pakicë është këtu. Kompania suedeze Wheelys ka hapur një dyqan të lëvizshëm autonom, të quajtur Moby Mart në Shangai, Kinë. Në thelb ai është një dyqan ushqimesh që vjen tek ju dhe jo anasjelltas.

Tani nuk keni më nevojë të shkoni deri në dyqan dhe të prisni në radhe për të marrë atë që ju dëshironi. Blerësit mund të gjejnë dyqanin më të afërt Moby duke përdorur një aplikacion në smartphone, të futen brenda, të skanojnë barcodet e artikujve që duan të blejnë dhe dyqani automatikisht përfundon transaksionin pa patur nevojë për arkëtar.

Moby Mart shet artikuj për konsum të menjëhershëm si qumësht, fruta dhe ilaçe. Gjërat më të komplikuara mund të porositen paraprakisht për t’i marrë në dyqanin më të afërt.

Dyqani me energji diellore përdor teknologjinë AI dhe Cloud për të ditur sasinë e mallit në të. Nëse artikujt po mbarojnë, ai do të kthehet automatikisht në një depo për rifurnizim. Dyqanet e Moby gjithashtu vijnë me dronë për dërgimin e paketave. Aktualisht ai po testohet nga Wheelys në rrugën ‘Anfu’, në Shangai.Moby

Burimi: acp.al

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale