Përfaqësuesi i OBSh-së në Shqipëri: Infermierët po kontribuojnë, madje edhe me jetën e tyre, në luftën kundër Covid-19

Përfaqësuesi i OBSh-së në Shqipëri: Infermierët po kontribuojnë, madje edhe me jetën e tyre, në luftën kundër Covid-19


Gonzales thekson se bota po përjeton një nga sfidat më të mëdhaja, duke shtuar se “Infermierët po kontribuojnë, madje edhe me jetën e tyre, në luftën kundër Covid-19. Ata po kujdesen më së miri për ata që kanë nevojë, jo vetëm përsa i përket gjendjes fizike, por po aq e rëndësishme edhe për shëndetin e tyre mendor”.

Lexo: Mjekja Psikiatre: Këshilla si të menaxhojmë stresin dhe ankthin në kohë karantine

Mesazh i Dr. Raúl González-Montero, Përfaqësuesi i OBSh-së në Shqipëri:

Sot, në 7 prill, kremtojmë Ditën Botërore të Shëndetit, e cila këtë vit i’u kushtohet Infermierëve dhe Mamive. Me më shumë se 7 milionë infermierë në Rajonin Europian, kontributi i tyre për të realizuar Mbulimin Universal Shëndetësor është i një rëndësie të veçantë, realisht i pazëvendësueshëm. Dhe për këtë, ju shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të thellë!

Këtë vit, po përjetojmë një nga sfidat më të mëdhaja, me të cilat njerëzimi është përballur për dekada me radhë. Infermierët po kontribuojnë, madje edhe me jetën e tyre, në luftën kundër Covid-19. Ata po kujdesen më së miri për ata që kanë nevojë, jo vetëm përsa i përket gjendjes fizike, por po aq e rëndësishme edhe për shëndetin e tyre mendor.

Lexo: Ministrat e Financave të BE: Coronabonde apo fond solidariteti?

Nga thellësia e zemrës sime, FALEMINDERIT dhe 1 MILION HERË SHUMË FALEMINDERIT për profesionalizmin, humanizmin dhe angazhimin tuaj!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0