Mjekja Psikiatre: Këshilla si të menaxhojmë stresin dhe ankthin në kohë karantine

Mjekja Psikiatre: Këshilla si të menaxhojmë stresin dhe ankthin në kohë karantine


Është e qartë për të gjithë se karantina është mjeti i domosdoshëm për mospërhapjen e virusit më të ri Covid-19. Por, pyetja që shtrohet më së shumti është, si po ndikon në jetët tona kjo situatë?

IntoAlbania ka realizuar një intervistë në distancë me mjeken psikiatre, Arjana Rrelin, për të na dhënë disa këshilla për shëndetin mendor në këtë kohë pandemie.

Lexo: Ministrat e Financave të BE: Coronabonde apo fond solidariteti?

Gjendja aktuale na ka vendosur në kushte të veçanta, shpjegon Arjana për IntoAlbania dhe për këtë arsye të gjithë mekanizmat e reagimit tonë do të duhen të përshtaten më këtë situatë të pazakontë që sistemin nervor e gjeti të papërgatitur dhe të alarmuar për sa kohë që kërcënimi fizik është aq pranë sa edhe impakti psikologjik. Secili nga ne është i ndryshëm dhe për këtë arsye vuajtja e këtij problemi bëhet në mënyra të ndryshme. Edhe mekanizmat mbrojtës e reagues për t’u përshtatur sa më mirë dhe për të reaguar sa më shëndetshëm ndaj kësaj situate, janë po aq të ndryshëm sa dhe vetë ne. Që ne të dalim nga ky moment i vështirë, si për trupin tonë ashtu edhe për mendjen tonë, do të na duhet që të shfrytëzojmë në mënyrë maksimale potencialet tona si të inteligjencës, ashtu edhe të reagimit psikologjik.

Arjana Rreli jep pesë këshilla që çdokush nga ne duhet t’i zbatojnë në këto ditë izolimi:

1. Të pranojmë situatën
Një nga elementët që specialistët këshillojnë është, pranimi. Që të pranosh situatën ku ndodhesh do të thotë që ti të shmangësh të paktën një konflikt psikologjik midis mundësive që ke dhe realitetit që duhet të përballesh. Kjo gjë na bën të ulim edhe nivelin e stresit.

2.Të kuptojmë që jemi të gjithë në një varkë
E dyta është që ne duhet të kuptojmë që jemi të gjithë në një anë të barrikadës, që do të thotë që përballë nesh është armiku dhe ne jemi të gjithë në luftë kundër këtij armiku. Kjo na bën që ta mendojmë si një gjithëpërfshirje, ku i paracaktuari i fatit të keq nuk është vetëm njeri prej nesh, por jemi të gjithë bashkë.

Lexo: Kur do të përfundojë pandemia e Koronavirusit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

3.Krijoni atmosferë sa më tolerante
Nga ana tjetër duhet të krijojmë një atmosferë sa më tolerante brenda familjeve tona. Dihet që në kushte të stresti akut, acarimi është një nga shenjat më frekuente, gjë që mund të çojë në përkeqësimin të raporteve ndërpersonale dhe të konflikteve brenda familjeve. Pra, mirëkuptimi për situatën e secilit nga ne brenda familjes, si edhe ndërveprimi me tolerancë për të gjitha bashkëbisedimet tona është një gjë tjetër që mund të na ndihmojë që kjo situatë të kalojë me sa më pak kosto.

4.Shfrytëzoni këtë kohë dhe bëjeni sa më efektive
E mira është të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që më parë nuk i kemi pasur. Kohën tonë ta bëjmë efek

tive dhe në dobi të gjërave që ne na kishin pritur më përpara, por që nuk kishim kohën e duhur për t’i realizuar. Në këtë mënyrë rrisim edhe vetëvlerësimin tonë.

5.Bëni aktivitet fizik
Nga ana tjetër aktiviteti fizik është i domosdoshëm, duhet të improvizohen ushtrime të cilat, mundësojnë shkarkimin e adrenalinës që quhet ndryshe dhe hormoni i stresit. Stresi mund të reduktohet vetëm nëse ne përqendrohemi në realizimin e ushtrimeve fizike, joga apo dhe meditim.

Lexo: AlbAcademy, vjen me një cikël webinaresh falas

Është koha, kur duhet të kujtojmë se sot truri është organi më i goditur dhe si çdo organ tjetër që ankon, duhet t’i japin ndihmë sa më parë!

Burimi: Into Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0