Për të qenë më krijues, planifikoni pushimet tuaja - Business Magazine Albania

Për të qenë më krijues, planifikoni pushimet tuaja

Imagjinoni që të premten pasdite, para se të ikni nga puna për të nisur fundjavën, ju kërkohet të zgjidhni dy probleme që kërkojnë krijimitari. Si do të vepronit ju?
• Kaloni gjysmën e parë të kohës duke u përpjekur për problemin e parë dhe gjysmën e dytë të kohës duke provuar të dytin.
• Alternoni midis dy problemeve në një interval të rregullt e të paracaktuar (p.sh., ndërrimi çdo pesë minuta).
• Kaloni nga një problem në tjetrin sipas gjykimit tuaj.

Nëse jeni si qindra njerëz të cilëve u bëmë këtë pyetje, do të zgjidhnit të kaloni midis dy problemeve sipas gjykimit tuaj.

Në fund të fundit, kjo qasje ofron autonomi dhe fleksibilitet maksimal, duke ju mundësuar të ndryshoni nga një problem në tjetrin, kur ndiheni të bllokuar.

Por, nëse synimi juaj është të gjeni një përgjigje krijuese, kjo qasje mund të mos jetë optimale.

Në vend të kësaj, kalimi midis problemeve në një interval të rregullt e të paracaktuar, ka të ngjarë të japë rezultatet më të mira, sipas studimit të botuar në numrin e marsit të revistës së Sjelljes Organizative dhe Proceseve të Vendimeve Njerëzore (Organizational Behavior and Human Decision Processes).

Pse ndodh që ndryshimi me vullnetin tuaj, qasja që morën shumica e pjesëmarrësve në studim, mund të mos gjenerojë rezultatet më krijuese?

Sepse kur tentojmë probleme që kërkojnë kreativitet, shpesh arrijmë në një rrugë pa krye pa e kuptuar.

Ne e gjejmë veten duke u rrotulluar rreth të njëjtave ide joefektive dhe nuk e kuptojmë se kur është koha për të ecur përpara.

Në të kundërt, kalimi i rregullt përpara dhe mbrapa, midis dy detyrave, në një interval të caktuar, mund të ripërtërijë të menduarit, duke ju mundësuar t’i qaseni çdo detyre nga këndvështrime të reja.

Pjesëmarrësit që u udhëzuan të kalonin vazhdimisht përpara dhe mbrapa, midis dy problemeve në një interval fiks, kishin shumë më shumë gjasa të gjenin përgjigjen e saktë për të dy problemet, sesa pjesëmarrësit që kalonin sipas gjykimit të tyre ose në gjysmë të kohës së caktuar.

Një studim i dytë u fokusua në idetë krijuese.

Në këtë eksperiment, problemet nuk kishin përgjigje të sakta.

Qëllimi ishte që të kuptohej nëse përfitimet e largimit nga një problem në intervale të rregullta, transferohen në lloje të tjera problemesh që garantojnë kreativitet, siç është brainstorming.

Ashtu si në studimin e parë, shumica e njerëzve besuan se do të performonin më mirë, nëse do të kalonin midis dy detyrave të gjenerimit të ideve sipas gjykimit të tyre.

Përsëri, u zbulua se pjesëmarrësit që u udhëzuan të kalonin përpara dhe prapa, midis dy detyrave të gjenerimit të ideve, në një interval të caktuar, gjeneruan idetë më të reja.

Problemi me të dyja qasjet e tjera dukej se ishte se njerëzit, nuk arrinin të kuptonin se kur shuhej krijimtaria.

Pjesëmarrësit, që nuk u larguan nga një detyrë në intervale të rregullta, kishin më shumë gjasa të shkruanin ide “të reja”, që ishin shumë të ngjashme me atë të fundit.

E vërteta ishte se, pa pushimet e ofruara nga ndërrimi i vazhdueshëm i detyrave, përparimi i tyre aktual ishte i kufizuar.

Përfitimet krijuese të ndërrimit të detyrave janë mbështetur edhe ga kërkime të tjera.

Për shembull, Steven Smith dhe kolegët e tij zbuluan se, individët e udhëzuar për të renditur artikuj nga kategori të ndryshme, ndërsa vazhdimisht kalonin përpara dhe mbrapa midis kategorive, renditnin më shumë ide të reja, sesa individët që renditnin artikuj nga një kategori, përpara se të kalonin në listën e artikujve nga tjetra.

Në të njëjtën mënyrë, studime të tjera kanë zbuluar se, ndërprerjet e shkurtra gjatë gjenerimit të ideve mund të rrisin shumëllojshmërinë e ideve të krijuara.

Këto gjetje të studiuesve, sugjerojnë se nxitimi i jetës së përditshme të punës, mund të ndihmojë krijimtarinë, nëse ju shtyn të largoheni nga një detyrë dhe të rifreskoni të menduarit tuaj.

Kur jeni duke punuar në detyra, që do të përfitonin nga të menduarit krijues, bëni pushime për të rifreskuar qasjen tuaj.

Vendosini ato në intervale të rregullta, mateni kohën nëse është nevoja.

Ne priremi të gjenerojmë ide të tepërta dhe të pavlefshme, kur nuk bëjmë pushime të rregullta; pyesni veten nëse idetë tuaja të fundit janë cilësisht të ndryshme.

Së fundi, mos i anashkaloni pushimet e drekës dhe mos u ndjeni fajtor për pushimet, veçanërisht kur ndiheni të bllokuar.

Përfundimi mund të jetë në fakt, përdorimi më i mirë i kohës suaj. / Harvard Business Review

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0