Për herë të parë rregullohet me ligj inteligjenca artificiale - Business Magazine Albania

Për herë të parë rregullohet me ligj inteligjenca artificiale

Ligjvënësit në Parlamentin Europian kanë miratuar rregulla gjithëpërfshirëse për inteligjencën artificiale. Parlamenti miratoi Aktin e AI (inteligjenca artificiale) me 499 vota pro, 28 kundër dhe 93 abstenime. Kjo synon mbrojtjen e të drejtave themelore civile dhe mbrojtjen kundër kërcënimeve të inteligjencës artificiale ndaj shëndetit dhe sigurisë. Inteligjenca artificiale është aftësia e produkteve teknologjike të tregojnë kapacitete njerëzore si arsyetimi, të mësuarit, planifikimi dhe krijimtaria.

Sot përdoret gjerësisht në disa fusha si tregjet financiare, në mjekësi dhe robotike. Në shoqërinë bashkëkohore, sasia e te dhënave të gjeneruar si nga njerëzit ashtu edhe nga pajisjet, është tej mase e larte dhe teknikisht e papërballueshme për t’u interpretuar dhe për të marrë vendime komplekse nga njeriu.

Lexo edhe :Kongresi amerikan do të shqyrtojë dy projektligje të reja për inteligjencën artificiale

Aktivistët e të drejtave të njeriut kishin shprehur shqetësim që Partitë Popullore Evropiane për të ulur përdorimin e kësaj teknologjie. Në rast se shkelen rregullat nga kompanitë gjoba ndaj tyre do të jetë deri në 30 milionë ose 6% të të ardhurave vjetore globale të një kompanie, të cilat në rastin e kompanive të teknologjisë si Google dhe Microsoft mund të arrijnë në miliarda.

Do të jetë në dorën e 27 vendeve anëtare të BE-së të zbatojnë rregullat. Ligjet e reja të bllokut për inteligjencën artificial kanë ende kanë nevojë për miratim përfundimtar nga shtetet anëtare dhe ka të ngjarë të mos hyjnë në fuqi deri në vitin 2025.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0