PayPal me rregulla të reja "Për lajme të rreme, gjobitesh 2500 dollarë" - Business Magazine Albania

PayPal me rregulla të reja “Për lajme të rreme, gjobitesh 2500 dollarë”

PayPal i ka bërë publike kohët e fundit kushtet e reja të përdorimit të shërbimit të tij, dhe ata pak persona që i kanë lexuar ato rregulla, ndoshta duhej të lexonin disa herë një nga artikujt për t’u siguruar që dikush nga PayPal e kishte shkruar me të vërtetë dhe e kishte futur në kushtet e përdorimit.
Dhe ky rregull, i cili çoi në një makth të vërtetë PR për kompaninë, thotë se PayPal do t’i ndëshkojë financiarisht ata që përhapin mesazhe, përmbajtje dhe materiale që promovojnë dezinformata që përbëjnë rrezik për sigurinë dhe mirëqenien e përdoruesve përmes shërbimit të tyre.

Besoni apo jo, dikush në PayPal ka vendosur që për çdo përhapje të tillë të lajmeve të rreme, ata do të marrin deri në 2500 dollarë nga llogaritë e përdoruesve të tyre. Është e qartë se një informacion i tillë shkaktoi mjaft tronditje, dhe jo vetëm tek përdoruesit e PayPal.

Hashtag #deletepaypal u përhap menjëherë në Twitter dhe disa përdorues e njoftuan mbylljen e llogarive të tyre në atë shërbim financiar.
Lexo: A e dini që tashmë ka një zgjidhje për valët e dëmshme të celulareve?

Edhe ish-presidenti i saj, David Marcus, u trondit nga një veprim i tillë i kompanisë, i cili komentoi në Twitter se fakti që një kompani private vendosi t’u merrte para përdoruesve të saj nëse ata thonë diçka që nuk u pëlqen, është një çmenduri.

Ndër të tjera, me të u pajtua edhe Elon Musk, qëllimi primar i të cilit kur shpalli blerjen e Twitter (i cili u ndërlikua shumë me kalimin e kohës) ishte ta mundësonte lirinë e fjalës në atë platformë.

PayPal e kuptoi se ata bënë një gabim dhe tani po përpiqen ta zbusin imazhin e tyre, gjë që sigurisht nuk do të jetë e thjeshtë apo e lehtë për ta. kallxo

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0