Pasuri 100 miliardë $ si u bë Francoise Bettencourt Meyers gruaja më e pasur në botë - Business Magazine Albania

Pasuri 100 miliardë $ si u bë Francoise Bettencourt Meyers gruaja më e pasur në botë

Francoise Bettencourt Meyers është gruaja e parë në botë me një pasuri prej 100 miliardë dollarësh, duke shënuar një tjetër moment historik për trashëgimtaren dhe për industrinë e modës dhe kozmetikës në Francë, L’Oréal SA.

Pasuria e saj u rrit në 100.1 miliardë dollarë të enjten, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Ky moment historik erdhi pasi aksionet e L’Oréal SA, perandoria e produkteve të bukurisë e themeluar nga gjyshi i saj, u rritën në një nivel rekord, me aksionet e vendosura për vitin e saj më të mirë që nga viti 1998. Ajo është personi i 12-të më i pasur në botë, menjëherë pas Karlos Slim.

Bettencourt Meyers ishte fëmija i vetëm i Liliane Bettencourt, babai i së cilës, Eugène Schueller, themeloi L’Oréal Group. Ajo trashëgoi pronat e nënës së saj kur Bettencourt vdiq në vitin 2017.

Kompania më e madhe e kozmetikës në botë, e cila zotëron disa marka, nga Lancome te Maybelline, bëri më shumë se 38 miliardë euro në shitje në vitin 2022, sipas raporteve të kompanisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0