Papa Françesku paralajmëron për rreziqet e mediave sociale - Business Magazine Albania

Papa Françesku paralajmëron për rreziqet e mediave sociale

Papa Françesku paralajmëroi të shtunën për rrezikun e reduktimit të marrëdhënieve njerëzore në “algoritme të thjeshta”. Ai u kërkoi ligjvënësve që të jenë vigjilentë ndaj propagandës “partiake” dhe përçarjes në mediat sociale.

Në një fjalim për pjesëmarrësit e Rrjetit Ndërkombëtar të Ligjvënësve Katolikë, të cilët po mbanin konferencën e tyre vjetore në zonën e Romës, Papa Françesku vuri në dukje se, rrjetet e mediave sociale mund të jenë një mënyrë për t’i ndihmuar njerëzit të kuptojnë se janë pjesë e diçkaje më të madhe se vetja.

“Në të vërtetë, ky është qëllimi i deklaruar i shumë platformave të mediave sociale, dhe sigurisht që shumë të mira ndodhin përmes këtyre mjeteve të komunikimit,”- tha Françesku.

Megjithatë,- tha Papa-, vigjilenca ishte e nevojshme, “pasi fatkeqësisht shumë prirje çnjerëzore që rezultojnë nga teknokracia gjenden në këto media”.

Ai përmendi përhapjen e qëllimshme të informacionit të rremë për njerëzit, lajmet e rreme dhe nxitjen e urrejtjes dhe të ndarjes. Françesku më tej dënoi atë që ai e quajti “propagandë partizane dhe reduktimin e marrëdhënieve njerëzore në algoritme të thjeshta”.

Një tjetër rrezik në rrjetet e mediave sociale është “një ndjenjë e rreme përkatësie, veçanërisht mes të rinjve, që mund të çojë në izolim dhe vetmi,”- tha ai.

Si një ilaç, Françesku mbrojti një “kulturë të takimit autentik, i cili përfshin një thirrje radikale për të respektuar dhe dëgjuar njëri-tjetrin, duke përfshirë ata me të cilët edhe mund të mos pajtohemi sa dhe si duhet”. Apnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0